Opinion

Vendosa të shkruaj si gazetare, edhe për tim vëlla

Vendosa të shkruaj si gazetare, edhe për tim vëlla

Nga Zefina Hasani/ Vendosa të shkruaj, si gazetare edhe për tim vëlla, për “Dhimbje e lehtë”
Kam shkruar ndër vite për pothuajse çdo shfaqje që kam parë me syrin e gazetares së kulturës, por të shkruaja për punën e tim vëllai nuk e kisha hiç të lehtë. Jo pse s’kisha dot ndjesi, mendim e fjalë por sepse prej lidhjes së gjakut me të, ndjeja ndrojë se mos i thosha me tepri çfarë kam brenda trurit e zemrës.

Vendosa të shkruaj si gazetare, edhe për tim vëlla

Na kanë formatuar prindërit të jemi modest në gjithçka bëjmë e të mos e gërthasim ne vetë atë që të tjerët mund ta thonë më mirë. Këtë sjellje bluajta që prej natës së premierës së “Dhimbje e lehtë” që Drini solli me regjinë e tij në skenën e teatrikombetareksperimental. Heshta e s’shkruajta… derisa sot i thashe vetes: Duhet të shkruash për sfidën e vështirë të një regjisori të ri për të sjellë në skenë një vepër elitare, cilësore, që bota e ka vlerësuer brilante për mënyrën si zbërthen krizën e shpërfytyrimin e një çifti që gërryejnë njëri- tjetrin, por që këtu në Shqipëri mund të tërheq vetëm një target grup të ngushtë.

Vendosa të shkruaj si gazetare, edhe për tim vëlla

Duhet të shkruash për zbërthimin regjisorial, deri në detaje e grimca, të historisë, situatave e karaktereve e për lojën aq të natyrshme të Enit, që ishim mësuar ta shihnin në filma e seriale por që na tregoi se qenka edhe mjeshtre e skenës së teatrit apo dhe të Gencit që e sjell mpakjen e një burri në një mënyrë të atillë që të lë pa frymë. Dhe jaa ku po shkruaj, si gazetare e pse dreqin jo edhe si motra e një vëllai që të bën krenare për zgjedhjet e tij.

Vendosa të shkruaj si gazetare, edhe për tim vëlla

Kam vlerësuar dhe promovuar artin e vërtetë, që të mundon e të vë përballë dilemës- A ja vlen më të mundohesh në këto kohë!? Ndaj shkrova edhe sot, pikërisht për këtë lloj arti që përqafoi edhe im vëlla bashkë me çiftin simpatik. Unë do të jem edhe sot në sallë, për ta shijuar sërish shfaqjen tuaj Drini Hasani, Eni Jani, Genci Fuga