Pse nëndetësja Titan mori më shumë vëmendje se varka e fundosur me 700 refugjatë në Greqi

Barack Obama ka vënë në pikëpyetje se përse nëndetsja e Titanit nga e cila u mbytën pesë burra ka marrë vëmendje mediatike më të madhe se një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord.
Ish-presidenti i bëri krahasimet teksa fliste në Fondacionin Stavros Niarchos në Athinë të enjten, disa orë përpara se Roja Bregdetare e SHBA të konfirmonte se zhytësja kishte shpërthyer.
Ai tha se është ‘e paqëndrueshme’ që ekspedita e dënuar të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë kur një varkë u përmbys 50 milje larg brigjeve të Greqisë.
Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor – dy ditë përpara se turi i OceanGate me vlerë 250,000 dollarë për kokë në rrënojat e Titanikut të raportohej i zhdukur.
Tetëdhjetë e dy pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar, dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.
“Ka një tragjedi të mundshme që po shpaloset me nëndetësen që po merr mbulim minutë pas minutë në të gjithë botën. Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen. Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa fakti që 700 njerëz u fundosën është një situatë e paqëndrueshme’, tha Obama.