Opinion

Morali i Lulit që nuk justifikon dot as vilat e tij

Morali i Lulit që nuk justifikon dot as vilat e tij

Nga Endri Kajsiu/ Lulzim Basha ka tentuar të bëjë moral mbi një darkë në Dubai të delegacionit shqiptar, e cila ishte e paguar nga mikëpritësi. E gjithë kjo stuhi në gotë që PD e LSI tentojnë të ngrejnë, në fakt vetëm sa nxjerr në pah zullumet e tyre dhe u rikujton shqiptarëve pasurinë marramendëse të tyre me vila që nuk u dihet burimi i parave dhe shkollat e fëmijëve në Londër që kushtojnë sa qimet e kokës.

Por, pse i fundit që mund të bëjë moral është Lulzim Basha? Luli, përtej pasurisë së dyshimtë me të cilën hyri në politikë pas punës kundër luftës së UÇk-së, gjatë viteve në politikë i ka shtuar vilat dhe është akuzuar për vjedhje galopante në Rrugën e Kombit (230mln Euro). E vërteta është se Lulzim Basha sipas burimeve mediatike, ka 4 vila, 2 vilat që ka banuar me familjen në rezidencat në periferi të kryeqytetit dhe dhe të tjerat në zonat rezidenciale bregdetare. Basha ishte i vemti shqiptar që është që gjatë kohës së tërmetit shtoi shtëpitë, duke kaluar nw super vila luksoze edhe pse apartamenti i tij nuk ishte dëmtuar.

Për këto vila ai është atakuar edhe nga njerëz brenda PD, si Jozefina Topalli dhe Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri. Tani pyetja shtrohet: “vilat ku banon dhe pushon kryetari i Partise Demokratike a jane ndertuar nga burime te dyshimta financiare te klienteve preferenciale te qeverise”? Pra, Partia Demokratike a i ka verifikuar kush i ka ndertuar vilat e kryetarit? Nese ndertuesit e resorteve turistike dhe rezidencave perkatese jane “kliente preferenciale” te qeverise, a do e shkarkoje kryesia Lulzim Bashen nga Kryetar i Partise Demokratike?”, shkruante Kulluri.

Lulzim Basha vetëm pasurohet me vila dhe makina luksi dhe nuk jep asnjëherë përgjigje për këtë gjë. Strategjia e tij që fshihet përballë të vërtetave të tij dhe sulmon te tjerët për gjëra që janë miliona herë larg asaj që bën vetë në fakt e bën Lulin të duket qesharak dhe vazhdimisht i pabesueshëm.