Opinion

“Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris Murphy dhe Richard Blumenthal

“Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris

Nga Kozeta Kurishta/ Ditën e diel z. Richard Lukaj Bankieri dhe filantropi i njohur shqiptaro -amerikan ka organizuar në ambientet e shtëpisë së tij një fundraising për Senatorin Chris Murphy i cili kandidon për mandatin e tij të tretë në shtetin e Connecticut.

Në këtë takim ishte dhe Senatori tjetër demokrat Richard Blumenthal po ashtu Senator i shtetit të Connecticut.
Në këtë takim moren pjesë shumë njerëz, personalitete të njohura shqiptare e amerikane.

Z. Lukaj e hapi këtë takim me fjalimin e tij duke falënderuar të gjithë të pranishmit. Ai falënderoi dhe bashkëshorten e tij Vjosa që është gjithmonë e gatshme të mirëpresë miq në shtëpinë tonë.

“Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris

Ai foli dhe për vjehrrin e tij duke theksuar që ka qënë një ndër themeluesit e Komunitetit shqiptaro - amerikan në Waterbury Connecticut. Dhe pikërisht Komuniteti shqiptar i Waterbury ka qënë një mbështetje e madhe për Senatorin Murphy kur asokohe kandidonte për Kongres.
"Vjehrri im nuk jeton më, ai fatkeqësisht ka vdekur nga sëmundja e Alzheimer-it dhe bashkëshortja ime është e angazhuar në Organizatën e Alzheimer-it për zonën e Greenwich të Connecticut".

Z. Lukaj foli dhe për politikën amerikane i cili tha që është një zhurmë e madhe në spektrin politik në SHBA, dhe dhe me këtë zhurmë vijnë dhe sfidat e mëdha brenda vendit. Shumë prej jush besoj se përjetoni sfida të ngjashme nga trojet tona në Ballkan, dhe mund të kemi diskutime të pafundme për këtë çështje.

“Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris

Jam tejet i lumtur që sot kam dy miqtë e mi në këtë takim të cilët janë shumë të njohur me sfidat e Ballkanit dhe të SHBA-ve. Posaçërisht Senatori Murphy i cili ka një dijeni mbi këto çështje.

Në këtë dhomë kemi pritur miq të mirë e të shquar si Presidenta, Kongresit, Senatorë etj... Jemi takuar këtu për kauza të ndryshme me shumë prej jush kemi pritur ambasadorë , kryeministra, etj.. Ju gjithmonë keni qenë te gatshëm të jeni pjesë e fundraising dhe kauzave të ndryshme që kemi organizuar ndër vite.

Sot në Amerikë jemi duke kaluar një kohë të cuditshme..
Ndër të tjera Lukaj thotë që si një emigrant i cili u rrit në një Amerikë që e shihte si "shining city on the hill" (Qyteti i ndritshëm mbi kodër) dhe si një emigrant ai kurrë nuk do e imagjinote një jetë dhe shanse kaq të mira që Amerika i ofrojë atij.

Fatkeqësisht mendoj që vitet e ardhshme në Amerikë do jenë shumë të vështira.

“Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris

Vendi është shumë i ndarë, dhe zgjedhja e Presidentit nuk do e zgjidh këtë vështirësi të kesaj ndarjeje në vend.
Pa marrë parasysh se në çfarë drejtimi kjo zgjedhje për President do shkoj mendoj që më tepër se kurrë ne na duhen njerëz të mençur me zemra të mëdha të cilët bashkojnë njerëzit dhe që në frontin e punëve të jashtme të SHBA-ve të mos na lejoi që si një shtet të tërhiqemi nga skena ndërkombëtare. Cdo herë që Amerika është tërhequr nga skena politike ndërkombëtare e ka lene botën zbrazët të cilët njerëzit e keqinj mbushin.

Më pas Lukaj i'a dha fjalën Senatorit Blumenthal, I cili falenderoj me mirënjohje shqiptarët të cilët nder vite e kanë mbështetur.

Ai e nisi një fjalim për historinë e të atit i cili kishte emigruar nga Gjermania në vitin 1935 për t'i ikur persekutimit, I cili nuk fliste as anglisht as njihte njeri dhe e nisi çdo gjë nga e para , ai tha që ky vend kjo Amerikë i dha mundesinë e suksesit dhe kur degjoj Richardin teksa flet për ju dhe historitë tuaja shoh babain tim i cili e nisi nga e para por i'a doli në vendin e lirisë në vendin e mundësive siç është Amerika.

Nder të tjera Senatori Blumenthal u ndal dhe tek Kosova.
Ai tha që Kosova është një demokraci shumë e re që kerkon mbeshtjen tonë.
Foli gjithashtu dhe për Vladimir Putin që duhet të jemi kundra një diktatori si ai dhe shumë vendeve të ngjashme. Prandaj unë sot kam vendosur flamurin e Ukrainës në xhaketë pa dhene arsye por thjesht e ndjej me zemer t'a bëj njësoj si ju besoj. E brenda 2 viteve e gjysmë kam qënë në Ukrainë 6 herë për t'a mbështetur si vend dhe popullin ukrainas.

Ndaj e vlerësojë shumë dhe Senatorin Chris Murphy që ka treguar gjithnjë mbështetje të vazhdueshme e të pakursyer për Ukrainën.
Është e tmerrshme kur një diktator të tregon ty se cfarë të bësh me jetën tende, kur vret familje e njerez të afert, kur rrëmben femijë të pafajshëm, duke shkatërruar demokracinë.

Ndersa Senatori Murphy në Fjalimin e tij u ndal tek Kosova dhe i'u referua dhe Kryeministrit Albin Kurti ku sipas tij ndonjëherë Kurti është kokëfortë dhe disa herë ka pasur kundërshtime me administratën e Biden por sidoqoftë ne si qeveri amerikane do respektojmë demokracinë e kosoves dhe zgjidhjen e kosovarëve që e kanë votuar si Liderin e tyre.

“Kosova ka mbështetjen tonë”. Dy senatorët Chris

Prishtina duhet të vendos vetë për vendimet e veta dhe mos të jenë të imponuara nga Amerika nga Brukseli ,nga Beogradi apo Moska. por të jenë arritje që janë bërë nga populli kosovar. Gjithsesi ne do të gjejmë menyra për të bashkëpunuar me të. Jam i lumtur që po kandidojë për mandatin e tretë dhe do vazhdojë të ndërtojë ura si një qasje në Senat për ceshtjet e brendshme të Amerikës por jam dhe shumë krenar që do
udhëheq veprimtarinë e Senatit përsa i përket politikes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit.

Një nder biznesmenet më të suksesshëm që ishte në këtë takim Harry Bajraktari i falenderon të dy senatoret dhe z. Lukaj që ka hapur dyert e shtepisë së tij për këtë organizim.

Ai i tregoj Senatorit Murphy që Presidentja e Kosoves ishte në New York javen e kaluar dhe kishim disa mbledhje dhe biseda me të dhe e kemi pyetur në ato biseda se në cfarë niveli është kërcënimi i luftës Serbi -Kosovë në shkallen 1-10. Ajo është përgjigjur (6) gjashtë.
Pra është një kërcënim serioz që i paraqitet Kosoves nga Serbia. Dhe Vucic mund të shfrytëzojë rastin gjatë kesaj kohe që me gjasë ai mendon se askush nuk po sheh prandaj ju lutemi të dy senatorëve që në javen e ardhshme të krijoni një mundësi takimi me Sekretarin Blinken dhe të bisedoni për këtë kohë kritike që ai të j'a përcjellë Vucic një mesazh të fortë që ne nuk n'a duhet një konflikt i ri në këtë rajon.

Kosova do paqe, stabilitet, të jetë mirë me fqinjët e vet e të jetë pjesë e NATO-së. Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Amerikës dhe është aleat i saj.

Ndersa Senatori Murphy tha që është dakord dhe gjatë kësaj periudhe ligësi të ndryshme mund të ndodhin dhe jam i shqetësuar për Ballkanin për Kosovën dhe për Serbinë por edhe pertej.

Murphy premtoi që do jetë patjetër në kontakt me Sekretarin Blinken dhe do flasim konkretisht për ceshtjet e Ballkanit dhe të Kosovës por ai tha që është në kontakte me diplomatë që janë njohës të rajonit. Nëse do jete e nevojshme t'i dërgojmë Vucic një mesazh do e bëj personalisht. shpeshherë kur i dërgojmë mesazhe Beogradit unë jam një nder Senatorët që marrë përsipër t'a bëj dhe jam krenar për këtë tha ai.