Opinion

'Ka zgjedhur të shesë libra brigjeve të Jonit, pa pritur se cili emigrant do t’i ofrojë pushimet në Drimadhes'

'Ka zgjedhur të shesë libra brigjeve të Jonit, pa pritur se

Gazetari Granit Sokolaj ka postuar një shënim në rrjetet sociale, ku tregon një vajzë e cila shet libra në plazhet e jugut shqiptar. E konsideron shembull dhe thotë se ajo ka zgjedhur të bëjë këtë punë për të hequr shpenzimet e shkollës, pa pritur ndonjë emigrant që ti ofrojë pushime në Jalë apo Drimadhes.

‘Ka zgjedhur të mos jetë “skllave” ofertash, por shitëse lëvizëse librash’, shkruan Sokolaj i cili iu referohet atyre që postojnë në rrjete sociale foto me bikini të vajosura dhe me pjata me prodhime deti para.

Si mendoni për statusin e gazetarit?

Shënimin e plotë të tij e lexoni si më poshtë:

Nje vajze per t’u marre shembull!!! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante. Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash.