Opinion

A është Ballkani dhe BE gati për të hapur Kutinë e Pandorës?

Ish kryeministri grek në një analizë të gjatë bën parashikime të rrezikshme për raportin Ballkan-Europë, nëse nuk veprohet me tempizmin e duhur. Ai flet edhe për shqetësimin e tij për ndërrimet e kufijve në Ballkan, për aleanca dhe aleatë të rinj në derë të Ballkanit. Ai flet për shtete mono-etnike ose etnikisht të pastra: 'Që të dy janë një distopi', thotë Papandreou.

A është Ballkani dhe BE gati për të hapur Kutinë e

Në 2003-shin, pothuajse 20 vite më parë, e ardhmja Europiane e Ballkanit Perëndimor dukej e sigurt. Këshilli Europopian miratoi Axhendën e Selanikut. Ky ishte një udhërrëfyes i ri dhe gjithëpërfshirës, i zhvilluar me standarde konkrete për të drejtuar në mënyrë të sigurt vendet e rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Mundësia e anëtarësimit të një familje të përbashkët me vlera evropiane nxiti entuziazëm dhe shtysën për ndryshim në këto vende. Solli gjithashtu shpresë se paqja do të ngulitej më në fund, duke zëvendësuar konfliktin, dhe se sundimi demokratik i ligjit do të mbretëronte- dukë zëvendësuar kështu autoritarizmin, persekutimin e pakicave dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Prosperiteti do të ishte qëllimi i përbaskët që bashkon bashkon ish-armiqtë në një kaleidoskop të bukur të larmisë etnike dhe të traditave. Ky vizion ishte për të çuar në mbylljen e tragjedisë ballkanike të viteve 1990.

Por që atëherë BE ka bërë shumë pak, dhe shumë me vonësë.

Ndërsa Sllovenia u bë anëtare e BE-së në vitin 2004, Kroacia ishte e fundit nga rajoni që u pranua në vitin 2013. Dhe megjithëse Serbia dhe Mali i Zi i kanë filluar negociatat e pranimit, dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën jeshile për të filluar negociatat, asnjë datë nuk është shpallur për fillimin e negociatave.

Pasoja?

Ky vizion po e humbet shkëlqimin e tij. Në vend të tij është rishfaqur me një pohim të përtërirë. Kjo tendencë nuk po anon vetëm në Ballkan. Nëse jo në botë, ndjenjat nacionaliste dhe ksenofobe janë ngjallur në shumë cepa të Europës dhe ndoshta për arsye të ngjashme: Dështimi i bashkëpunimit global për të trajtuar në mënyrë efektive çështjet e pabarazisë dhe mbrojtjes sociale, lëvizjet e popullsisë, shëndetin dhe krizat mjedisore.

Sidoqoftë ekziston një dallim i rëndësishëm me Ballkanin Perëndimor.

Janë ende të freskëta plagët e konfliktit të përgjakshëm. Dhe kthimi tek nacionalizmi dhe marrëdhëniet cinike transaksionare të jashtme, një detyrë fare e lehtë për t'u arritur nga demagogët, rrezikon që të rihapë këto plagë dhe konflikte.

Nuk është çudi që po shohim gjithashtu një gjeopolitizim të ri në rajon.

Ndërsa perspektivat e anëtarësimit në BE janë zbehur, është e kuptueshme që aktorët rajonalë po kërkojnë aleanca të reja, për mbështetje dhe investime. Dhe kjo në vetvete nuk mund të dënohet. Pavarësisht nëse është Rusia apo Kina apo të tjerë lojtarë nga Lindja e Mesme, ndërtimi i lidhjeve të reja është pjesë e gjeopolitikës. Por si rajon së shpejti do të shohim aleanca konkurruese të përfaqësuesve që mund të përkeqësojnë më tej përçarjet dhe konfliktet. Është joshëse gjithashtu të largohesh nga rruga evropiane në favor të ecjes vetëm (siç bëri Britania) me shpresën e rezultateve më të mira dhe më të shpejta, veçanërisht atyre ekonomike.

Por përtej brishtësisë së këtyre ekonomive, tani edhemë të rënduar nga pandemia, ne mund të shohim gjithashtu se vlerat e demokracisë Evropiane po sfidohen ashpër, dhe një vizion të minuar të një Ballkani të unifikuar rreth këtyre vlerave.

Prandaj BE duhet të kuptojë se asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë.

Dy dokumente jo zyrtare (non-papers) kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit: "Non-paper slloven" dhe "Non-paper franko-gjerman". Ata duket se nënvlerësojnë rreziqet por mund të hapin kutinë e Pandorës edhe një herë në Ballkan.

Autorët e këtyre non-papers duket se janë të mbingarkuar me një zhgënjim në lidhje me problemet kronike që i ka sjellë rajonit shpërbërja e Jugosllavisë.

Sidoqoftë, rreziku me këto dokumente të shpërndara gjerësisht është se ata duan të "finalizojnë shpërbërjen e ish-Jugosllavisë".

Çfarë nënkuptojnë ato?

Në thelb, ata propozojnë që të finalizohet prishja e ish-Jugosllavisë përmes ndryshimeve të reja të kufijve dhe shkëmbimeve territoriale. Në fakt ata duan të vazhdojnë atje ku luftrat Jugosllave u ndalën dhe të promovojnë shtetet mono-etnike ose "etnikisht të pastra".

Por ky ishte problemi thelbësor i ndarjes. Shpalljet etnikisht të pastra janë një distopi. Ato nuk ekzistojnë në realitet. Dhe kur Jugosllavia u shpërbë në vitet '90 spastrimi etnik u krye pjesërisht me masakra dhe dushe gjaku.

Përfundimi i kësaj çështje është filozofia që qëndron pas këtyre non-papers.

Është e panevojshme të thuhet se këto skenarë janë një recetë për katastrofë; pasi nëse merren seriozisht ato mund të shkatërrojnë të gjitha ato që kemi arritur së bashku, në lidhje me të drejtat demokratike të njeriut në rajon që nga mesi i viteve 90.

Kjo nuk është hera e parë që diskutohet ideja e ndryshimeve territoriale në rajon. Gjatë verës së vitit 2018 ideja e shkëmbimeve territoriale midis Kosovës dhe Serbisë u diskutua mes disa qarqeve në Bruksel dhe në Uashington. Reagimet e forta nga palë të ndryshme ndaluan të gjitha diskutimet por duket se vetëm për njëfarë kohe.

Dikush ndoshta me të drejtë mendon se si udhëheqësit në BE mund të nënshkruajnë një propozim të tillë. A është zgjidhja e konflikteve tona një rivendosje e kufijve, përgjatë vijave etnike? Kjo "zgjidhje përfundimtare" i përgjigjet ksenofobisë më të keqe populiste. Ajo minon çdo ndjenjë të bashkëjetesës në Gadishullin Ballkanik dhe mbart ngjyrime të tmerrshme për diversitetin dhe tolerancën në një Bashkim Evropian të larmishëm etnikisht.

Ne në BE kemi përgjegjësinë kolektive të flasim me zë të lartë dhe të qartë. Dhe t'i japim fund këtij debati. Duhet kuptuar që në fakt është inercia e BE-së në rajon që nga viti 2013, që ka lejuar rishfaqjen e këtyre skenarëve vdekjeprurës.

BE mund të jetë ende partneri kryesor tregtar i Ballkanit Perëndimor me më shumë se 75% të tregtisë totale. Sidoqoftë, debati i përsëritur mbi ndryshimet e kufijve dhe shkëmbimet e tokave në Ballkanin Perëndimor minon stabilitetin dhe të ardhmen e një rajoni të munduar i cili dëshiron të shkojë përtej këtyre konflikteve.

Ne në BE nuk mund të veprojmë më si njerëz që flenë gjumë, duke pritur pasivisht që dhuna të shpërthejë. Strategjitë dritëshkurtër dhe vetë-shërbyese të disa vendeve anëtare, qasjet joliberale dhe autoritare dhe llogaritjet e vogla politike për të gjetur mbështetje përmes frikësimit dhe ksenofobisë nuk mund të jenë rruga përpara për çështjen e papërfunduar të Ballkanit.

Një qasje e bashkërenduar dhe dinamike ndaj rajonit, bazuar në vendimet e Selanikut të vitit 2003, është edhe një herë e nevojshme. Një qasje që rinovon një strategji konkrete për Ballkanin, një rajon në oborrin e tij të brendshëm, i cili nuk duhet të tërhiqet më kurrë në konflikt.

Prandaj, ne propozojmë një rikalibrim të politikës sonë dhe një strategji të rinovuar të Ballkanit Perëndimor.

Kjo mund të zhvillohet e një "Konference të BE mbi Ballkanin Perëndimor" në mënyrë që të diskutojë hapur sfidat e reja për rajonin dhe të hartojë një plan gjithëpërfshirës me qeveritë e rajonit.

Në vend që të brohorasim për Chimera-n e shoqërive "etnikisht të pastra", ne duhet të ringjallim vizionin e një Gadishulli Ballkanik të bashkuar përmes vlerave Evropiane dhe traditave demokratike, ato që na frymëzojnë të jetojmë së bashku, duke respektuar dhe duke u lumturuar me bukurinë e të qenurit të gjithë divers.

Popujt e Ballkanit do e mirëpresin këtë qasje, nëse BE-ja edhe një herë përdor potencialin e saj, i paraprin sfidës dhe udhëheq me vlerat e saj.

Artikulli për Kathimerini nga ish kryeministri i Greqisë; George A. Papandreou.

Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al