Opinion

Edison Ypi: Dikur, të dilje me biçikletë në Tiranë dënoje veten me vdekje, tani korsitë i përdorin mijëra qytetarë

Edison Ypi: Dikur, të dilje me biçikletë në Tiranë

Shtimi i korsive të dedikuara të biçikletave në Tiranë ka rritur interesin e qytetarëve për të blerë një biçikletë, apo për të parë këtë mjet si mundësi transporti në kryeqytet. Një prej tyre është dhe analisti i njohur Edison Ypi, i cili vlerëson nismën e marrë nga Bashkia e Tiranës, ndërsa ironizon edhe opozitën e cila i kundërshtoi.

“Para dy vitesh të dilje me biçikletë nëpër Tiranë ishte si të dënoje veten me vdekje. U duk sikur biçikleta kishte kaluar përgjithmonë në muzeun e arkeologjisë së transportit urban. Tani nëpër korsitë e biçikletave kalojnë mijëra qytetarë mes të cilëve shumë fëmijë. Rroftë Opozita që përmes vërejtjeve konstruktive e detyroi Bashkinë të mos e lërë qytetin të vdesi”, shkruan Ypi.