Opinion

Dejona Mihali, zëdhënësja e VV: Gent Kakavijës i dhemb dora t’i shkruajë një demarsh qeverisë greke. Shqipëria mbahet prej 30 vjetësh nga durimi epik i miliona emigrantëve

Dejona Mihali, zëdhënësja e VV: Gent Kakavijës i dhemb dora

Dejona Mihali:

Rradhët kanë mbërritur deri në Jurgucat, por Gent Kaka-vijës i dhemb dora ta shkruajë një demarsh, qeverisë greke për qëndrimin çnjerëzor të Policisë e Qeverisë greke ndaj bashkëatdhetarëve tanë që po i mbajnë të bllokuar prej 4 ditësh dhe netësh në qiell të hapur në mes të pandemisë.
ps. në mos janë duke i fajësuar, 'si e lanë të gjithë në një ditë kthimin'.

Hera e dytë brenda 4 muajve. Në mars-prill, qeveria nuk i lejonte të hynin në Shqipëri.

Emigrantin shqiptar e ka braktisuar jo rrallë dhe përbuzur shumëfish qeveria e Shqipërisë duke mbyllur sytë ndaj praktikave fashiste të qeverive lloj-lloj të Greqisë.

Prej 30 vitesh Shqipëria mbahet nga puna dhe durimi epik i miliona emigrantëve dhe qindra mijëra që durojnë nëpërkëmbjen çdo ditë në Greqi, e një-dy herë në vit nëpërkëmbjen e sinkronizuar nga të dy krahët.

Dejona Mihali, zëdhënësja e VV: Gent Kakavijës i dhemb dora