Opinion

Basha që nuk votoi Rusmailin dhe votoi ministrin e Ramës

Basha që nuk votoi Rusmailin dhe votoi ministrin e Ramës

Votimin e anëtarëve të KQZ-së së re për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Jozefina Topalli e quan marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në një status në Facebook, ish nr 2 i Partisë Demokratike shkruan se në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zv.kryeministrin e Partisë Demokrarike, Ilir Rusmailin.

Lexoni statusin e plotë si më poshtë:

Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re.
Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet Kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij.( Emra qe moren voten e Rames)
Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje.
I vetmi kontestim qe Basha kishte,ishte Ilir Rusmaili.
Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi Zevendes Kryeministrin e Partise Demokratike.
Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se Drejtes Kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.
Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .
Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur lB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te Kryeministrit.
Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre.
Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta!

Basha që nuk votoi Rusmailin dhe votoi ministrin e Ramës