A dolën ndonjëherë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki në Webin e FSHF? Po në Tik Tok kush po i shet?

Shumë kritika dhe ankesa, por edhe dritëhije kundrejt FSHF në lidhje me biletat Çeki -Shqipëri.
Të premten në darkë dolën biletat në shitje, sipas njoftimit të FSHF-së, por edhe pse qindra kanë pritur online, nuk kanë arritur të prenotojnë një biletë për të ndjekur ndeshjen vendimtare për Shqipërinë në Euro 2024.
Çfarë ndodhi me biletat?
Përpiqemi të kuptojmë duke analizuar faktet dhe komentet e njerëzve
- Përdoruesit e rrjeteve sociale pas njoftimit në ditën e shtunë nga FSHF se biletat ishin shitur të gjitha(plot 20 mijë) kanë shpërthyer në akuza për Federatën se faqja online për marrjen e biletës ishte një skemë mashtrimi.
Tiranapost bëri një kërkim dhe këtu janë disa nga komentet.
Ndërkohë në TikTok ka nisur shitja e biletave me çmime të kripura, shumë më shumë se nga çmimi real i Biletës
@kastriot.d1 Shiten 4 bileta, seksioni E205. Vendet jane ngjitur me njera-tjetren. Cmimi eshte 100€ cdo bilete. Cmimi zyrtar ishte 80€ per bilete. #albania #alb #al #bileta #ndeshje #shqiperi #shqipe #shqip #shqipericeki #biletashqiperi #biletashqipericeki #shitenbileta #airalbania #airalbanistadium ♬ Kuq e Zi je ti - _shqip.lyrics
@evo.d7 Shqipëri vs Çeki bombardohet porta e serbeve nga #asani #xhaka #mirlinddaku #broja #kuqezi #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ shqiperi moj - ALBANEZI
@user.user.305 📍Koment kush eshte i interesuar 🔴⚫️🇦🇱 #jasirasani #nedimbajrami #armandobroja #kristjanasllani #keidibare #arbnormuja #myrtouzuni #mirlinddaku #shqiperi #shqipericeki #shqiperietnike🇦🇱 #shqiperietnike #biletashqipericeki ♬ original sound - user.user.305
Në faqen zyrtare të FSHF-së, në postimin për daljen në shitje të biletave janë mbyllur komentet, ndërsa në postimet e tjera vijojnë të jenë hapur.
Ndërkaq t’i urojmë fitore kuqezinjve, të cilët i duam edhe nga lokali i lagjes edhe nga divani i shtëpisë njëjtë.
TIRANAPOST.AL