Lajme nga Bota

Nuk mbarojnë telashet për Julian Assange! Suedia rihap çështjen e përdhunimit

Nuk mbarojnë telashet për Julian Assange! Suedia rihap

Prokurorët suedezë kanë rihapur çështjen e themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, për akuzat për përdhunim.  Ky hetim ka rinisur pas kërkesës së avokatit të gruas që pretendon se Assange e ka përdhunuar. Nga ana e tij, Julian Assange i cili mohon akuzat, ka shmangur ekstradimin në Suedi për shtat vite ku iu ofrua strehimi nga ambasada ekuadoriane në Londër, qysh në vitin 2012.

Por 47 vjeçari u dëbua muajin e kaluar dhe u dënua me 50 javë burg për shkelje të kushteve të strehimit. Aktualisht ai po mbahet në burgun e Belmarsh në Londër dhe ende nuk dihet si do të veprohet me të. Nga ana tjetër, Amerika e kërkon që të japë llogari para drejtësisë për materiale të cilat dyshohet se i ka vjedhur nga serverat e qeverisë amerikane dhe i ka publikuar disa prej tyre.

Dyshohet se ai ka publikuar edhe emaile nga adresa e Hillary Clinton e cila në atë kohë ka qenë sekretare e Shtetit (2009-2013). Kujtojmë se para dy vitesh, prokurorët hoqën dorë dhe çështja u pushua.

Related image

Por sot, Eva-marie Persson njoftoi se rasti do të rinisë: Ka ende prova për të dyshuar se Assange e ka kryer përdhunimin. Tani që ai ka lënë ambasadën e Ekuadorit, kushtet kanë ndryshuar, kështu që çështjen do ta rihetojmë./ BBC home/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/julian-assange-denohet-me-50-jave-burg/

http://www.tiranapost.al/o-zot-sa-keq-duket-pamela-anderson-shperthen-pas-arrestimit-te-julian-assange/

http://www.tiranapost.al/julian-assange-sa-paska-ndryshuar-shihni-momentin-kur-nxirret-me-force-nga-ambasada-dhe-reagimet/

http://www.tiranapost.al/askush-nuk-eshte-mbi-ligjin-julian-assange-ne-pranga-nga-policia-angleze/

http://www.tiranapost.al/julian-assange-cfare-rezervon-e-ardhmja-per-themeluesin-e-wikileaks/

http://www.tiranapost.al/pese-te-kerkuarit-e-vitit-2018-prestigjiozja-time-liston-haradinaj-prane-julian-assange-dhe-fetullah-gulen/