Aktualitet

Nuk jam kavie! I arrestuari për grabitjen e Rinasit refuzon të bëjë analizën e ADN-së

Nuk jam kavie! I arrestuari për grabitjen e Rinasit refuzon të

Një prej të arrestuarve për grabitjen në Rinas, Oltion Veseli, refuzon që të japë material biologjik për të kryer analizën e ADN-së.

Justifikimi që ka përdorur i arrestuari është fakti që e ka dhënë njëherë analizën e AND-së në policisë, ndërsa është shprehur se “nuk është kavie”.

“Refuzoj, pasi duhet të më ktheni përgjigje çfarë është bërë me të parën dhe më pas unë mund ta jap për herë të dytë”, tha Veseli gjatë seancës së sotme gjyqësore.

Ai vazhdon të këmbëngulë që t’i bëhen të ditura rezultatet e analizës së parë, pasi pretendon se në polici i janë marrë kampionet për t’u bërë AND.

Për ngjarjen e ndodhur në 9 prill të 2019-s, kur u grabitën 6 milionë euro, janë arrestuar 7 persona: Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci. Gjatë grabitjes mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Admir Murataj, i cili dyshohet si organizatori i saj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela./ Tiranapost.al