"Nuk jam 20-vjeç dhe as nuk dua të jem aq!" Gjyshet cool të Instagram-it


Kur themi gjyshe, të paktën ne shqiptarët kemi në mendje ato zonjat me flokë të shkurtra, me përparse në kuzhinë, ose me veshjen karakteristike tipike të gjysheve. Por këto gjyshe të Instagram-it tregojnë se gjyshja mund të jetë edhe cool.
[caption id="" align="aligncenter" width="600"] Lyn Slater[/caption]
Gjyshja në foto është 64-vjeç dhe quhet Lyn Slater, pedagoge tek universiteti "Graduate School of Social Service at Fordham". Ajo është shumë e ndjekur në Instagram.
"Nuk jam 20-vjeç dhe as nuk dua të jem aq, por jam shumë cool. Këtë mendoj kur bëj foto".
[caption id="" align="aligncenter" width="600"] Dorrie Jacobson[/caption]
Dorrie Jacobson, 83 vjeç është një tjetër gjyshe e super-ndjekur në Instagram.
"Nuk ke pse të jesh perfekte që të kesh besim në vetvete. Mund të tregosh hiret pa të thënë askush mbulohu", thotë Jacobson.
"Këto gra janë ambasadore të moshës", tha Ari Seth Cohen, krijuesi i blogut 'Advanced Style'.
[caption id="" align="aligncenter" width="600"] Jenny Kee[/caption]
"Ne s'kemi ndërmend të jemi ato plakat e thinjura që rrinë gjithë ditën ulur në Azil", tha Jenny Kee, 74-vjeç. Ajo është një artiste australiane dhe dizajnere veshjesh me thurje. "Ose nëse do të qëndrojmë në Azil, do kemi me vete hashashin, ushqimet e shëndetshme dhe sigurisht sensin e modës", shtoi Kee.
[caption id="" align="aligncenter" width="600"] Emiko Mori[/caption]
Pastaj është Emiko Mori, 94-vjeç.
"Marr shumë mesazhe ku më thonë: Të lutem jeto më gjatë. Kur të plakem dua të jem si ti", thotë ajo.
[caption id="" align="aligncenter" width="600"] Sarah-Jane Adams[/caption]
Ndërsa Sarah-Jane Adams, 64-vjeç thotë se: "Ne jemi brezi i Germaine Greer (shkrimtare australiane, një nga zërat kryesor të valës së dytë të lëvizjes feministe në gjysmën e dytë të shekullit 20) dhe nuk do ikim pa na u dëgjuar zëri. Unë jam ende duke luftuar në betejën që nisa që 14 vjeç."
[caption id="" align="aligncenter" width="600"] Jan Correll[/caption]
Jan Correll, 60-vjeç shprehet: "Vendosa të përdor rrjetet sociale për të folur për këtë pikë të jetës sime, ku mund të bëj atë që dua."/ E.D – Copyright Tiranapost.al. Ky artikull është marrë nga The New York Times dhe origjinalin mund ta lexoni këtu.