Showbiz

Një reflektim prej të zhgënjyere nga Michelle Hunziker për Sanremon dhe gratë që do e prezantojnë

Një reflektim prej të zhgënjyere nga Michelle Hunziker për

Pas zhurmës së krijuar në rrjet prej deklaratës së producentit Amadeus Sebastiani që tha se prezantueset e Sanremos janë zgjedhur prej bukurisë, ka reaguar edhe Michelle Hunziker.

“Do kishte qenë vërtet bukur të shikoje që një event kaq i rëndësishëm mediatik, siç është Sanremo të sjellë interes kaq të madh. Por nuk është kështu. Jo për temën për të cilën erdhi në vëmedje. Do ishte bukur të ishte në qendër për Festivalin e këngës. Pikërisht në edicionin e tij të 70-të, nuk i është dhënë rëndësi një teme të rëndësishme, siç është e ardhmja jonë. Fjalë të caktuara, të thëna sipërfaqësisht, mund të bëhen të rënda si gur, sidomos nëse thuhen në në konferencë shtypi para gjithë vendit”, tha Michelle Hunziker që prej vitesh drejton shoqatën “Doppia Difesa”, në mbrojtje të grave.

“Kam menduar shumë për atë që ndodhi këto ditë... për fat të mirë shumë prej nesh po përpiqen të thyejnë një kulturë thellësisht të gabuar në lidhje me perceptimin që kanë për gratë në këtë vend, por është e qartë që nuk ka qenë e mjaftueshme”, shkruan prezantuesja italiane në statusin që shoqëron videon e saj.

"Vëzhgova me kujdes atë që po ndodh. Kultura e vjetër dhe e gabuar është ende e rrënjosur thellë. Paragjykime që përkthehen në mënyrë të pashmangshme në diskriminim, dhunë psikologjike, fizike e deri në vrasjen apo çuarjen drejt vetëvrasjes së grave. Pse? Sepse gratë shikohen ende si një objekt për t`u poseduar.

Ka ende një rrugë të gjatë përpara për të përmirësuar një kulturë të mbrapshtë dhe të mbizotëruar nga burrat, për ta shndërruar në të virtytshme dhe të barabartë. Kjo që po them ka një tjetër rëndësi, sidomos thënë nga unë, që dihet që jam fansja më e madhe e Sanremos. I uroj këtij festivali një sukses të madh. Për një njeri si unë, që dëshiron të shikojë aspektet pozitive të gjithçkaje, mbase ky është rasti perfekt për të vlerësuar virtytet më të mira të këtyre 10 grave që do të jenë në skenën më të rëndësishme në Itali”, tha Michelle Hunziker që e ka shkelur atë skenë më parë.

Reflektimi i saj vjen pas deklaratës së Amadues Sebastianit, producentit të festivalit që tha në konferencë për shtyp se 10 prezantueset e festivalit ishin zgjedhur se ishin të bukura.

Kur foli për Francesca Sofia Novell, tha: “Sepse është e bukur dhe ka pasur një të fejuar me peshë si Valentino Rossi e ka ditur të qëndrojë një hap mbrapa tij”.

Shumë figura të njohura në Itali i janë kthyer kundër.

Edhe ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro pati një reagim në lidhje me këtë deklaratë dhe bëri thirrje për bojkot të këtij festivali.

*Ky post u përshtat nga adnkronos dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/bojkotoni-sanremon-mos-u-tallni-me-grate/

http://www.tiranapost.al/ne-itali-kryqezohet-nga-mediat-per-nje-deklarate-producenti-artistik-i-sanremos/