Showbiz

Një letër për shoqet e mia me fëmijë, me fjalët që nuk kam guxim t’ua them përballë

Një letër për shoqet e mia me fëmijë, me fjalët

Jam një grua që po i afrohem të 50-ve, dhe sa herë që një mikeshë e imja më njofton se është shtatzënë, unë mendoj me vete: "Ja ku iku dhe një tjetër miqësi". Nuk kam fëmijë, sepse kështu kam zgjedhur. Karrierë dhe burrë të mrekullueshëm, dhe plot pushime jashtë shtetit. Por është bërë një fakt i pashmangshëm që sa herë një mikja ime bëhet me fëmijë, miqësia jonë ndryshon. Më besoni, e kuptoj që jeta e mikes sime ka ndryshuar. Gjithashtu, edhe unë shpenzoj kohë me fëmijët e tyre, si të jem 'tezja' e preferuar, teksa i shoh të rriten. Po unë? Po miqësia jonë?

Unë jam mikja jote e përkujdesur dhe e dedikuar. Më kujtohen ushqimet e tua të preferuara, ato ditët në gjimnaz, ai libri që të ndryshoi jetën, kur të pyesja për shëndetin e babait tënd dhe kur ti më pyesje për timin. Unë kurrë nuk kam pritur të jem prioriteti yt gjatë gjithë kohës, por do të ishte një gëzim dhe lehtësi kaq e madhe sikur ta dija që jam prioriteti yt ndonjëherë.

Vite më parë, një mike më tha se ajo do të zhvendosej me shtëpi pranë meje dhe unë i thashë: "Shkëlqyeshëm! Mbase mund të dalim ndonjë natë së bashku?". Pa u menduar pak për opsionin, ajo tha: "Unë jam një mama tani!". Toni i saj ishte i qartë. Si mund t'i bëja një sugjerim të tillë dikujt me kaq përgjegjësi mbi supe?

Dikush që e konsideroj(a) miken time më të ngushtë, i përgjigjet një ftese vetëm me një datë dhe plan alternativ. Më thyhet zemra të jem gjithmonë e dyta, po aq sa më lumturon edhe fakti që mikja ime është e lumtur me fëmijët që gjithmonë ka dashur.

Pyes veten nëse mikeshat e mia duan të mbajnë kontakte, pasi fëmijët e tyre të kenë ikur nga shtëpia. Pyes veten, të paktën vetëm një herë në vit, nëse ato mund të gjejnë një dado ose ta lënë në shtëpi fëmijët me partnerin e tyre, kështu që ne mund të bisedojmë dhe të pimë një verë të mirë në verandën time, pa pasur fëmijët e tyre rrotull që hedhin zhavorr në kopshtin e fqinjit.

Çfarë nuk pyes veten është nëse mund t'ua them ndonjëherë këto fjalë atyre, sepse e di që nuk mundem. Si një grua pa fëmijë, supozohet që 'të kuptoj' se marrëdhëniet ndryshojnë, dhe me ndryshim do të thotë gjithmonë një zvogëlim të lidhjeve shoqërore me mua./Burimi TheGuardian /Tiranapost.al