Rrëfimi i blogeres që hëngri mish pas 4 vitesh: Si më shkatërroi trupin dieta vegane
Një blogere holandeze, Kasumi Kriss devijoi prej dietës së saj vegjetariane 4-vjeçare të cilën e kishte ndjekur me përpikmëri. Në vetëm tre javë që rifilloi të hante mish transformoi veten për së jashtmi e për së brendshmi. Historinë e saj e rrëfeu për Bright Side.
[caption id="" align="aligncenter" width="728"](Kasumi Kriss, foto nga rrjetet sociale)[/caption]
Në fillim u bë vegane për të përmirësuar shëndetin e saj dhe e ndihmoi disi kjo gjë. Aknet u përmirësuan dhe u bë papritur më energjike, por pati disa problem me tretjen.
[caption id="" align="aligncenter" width="728"](Kasumi Kriss, foto nga rrjetet sociale)[/caption]
Po kjo ishte sa për fillim. Pas dy vjetësh gjendja e lëkurës së saj ndryshoi. Puçrat u rishfaqën këtë herë më keq. Lëkura iu bë më e thatë dhe e acaruar. Thonjtë dhe flokët u bënë më të brishtë dhe i gjithë stresi i shkaktuar nga këto ndryshime i solli edhe një problem tjetër. Cikli menstrual i ndaloi për 4 muaj.
[caption id="" align="aligncenter" width="728"](Kasumi Kriss, foto nga rrjetet sociale)[/caption]
Vetëm një herë gjatë 4 viteve provoi të hante një vezë të zier. Dhe papritur vuri re disa përmirësime drastike të situatës së saj.
[caption id="" align="aligncenter" width="728"](Kasumi Kriss, foto nga rrjetet sociale)[/caption]
Menjëherë pas këtij rasti vendosi të ndryshonte zakonin e të ushqyerit dhe eksperiencën e saj e ndau me ndjekësit duke shkruar: “Ndonjëherë ndihem si e çuditshme kur ha mish, por kjo është zgjidhja e duhur”.
Dhe vetëm tri javë për ndryshimit të dietës Kasumi tha: “Fytyra ime është më pak topolake tashmë, por gjëja më e rëndësishme është që nuk ndihem si e vdekur” dhe për të na bindur postoi foto të kohës kur hante vetëm fruta dhe perime e tani që shtoi mishin.
*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.