NEWS

Rabbit Hole me KIEFER Sutherland në transmetim në ShowTime nga 31 Marsi

Rabbit Hole me KIEFER Sutherland në transmetim në ShowTime nga 31

Me aktorin Kiefer Sutherland, sezoni me tetë episode do të jetë gati për transmetim në SkyShowtime nga 31 marsi

I prodhuar nga CBS Studios, Rabbit Hole do të shfaqet në SkyShowtime më 31 mars, me dy episode në dispozicion që nga publikimi.

Te Rabbit Hole, asgjë nuk është ashtu siç duket kur Xhon Ueir (Sutherland), një mjeshtër mashtrimi në botën e spiunazhit korporativ, akuzohet për vrasje nga forca të fuqishme me aftësinë për të ndikuar dhe kontrolluar popujt.

Rabbit Hole me KIEFER Sutherland në transmetim në ShowTime nga 31

Përveç Sutherland, Rabbit Hole ka një kast dinamik, ndër të cilët Charles Dance ("Game of Thrones") në rolin e Dr. Ben Uilson, Meta Golding ("Empire") në rolin e Haili Uinton, Enid Graham ("Mare of Easttown") në rolin e Xhozefina "Xho" Madi, Jason Butler Harner ("Ozark") në rolin e Valens, Walt Klink ("Arctic Circle") në rolin e praktikantit dhe Rob Yang ("Succession"), në rolin e Eduard Hom.

Sutherland shërben si producent ekzekutiv për filmin Rabbit Hole, së bashku me skenaristët dhe regjisorët John Requa dhe Glenn Ficarra ( "This Is Us", "WeCrashed"), Charlie Gogolak ("The Sinner", "WeCrashed"), Suzan Bymel ("Designated Survivor") dhe Hunt Baldwin ("Longmire", "The Closer").

Shërbimi SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt te konsumatori nëpërmjet aplikacionit SkyShowtime në Apple iOS, tvOS, pajisjet me Android, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes uebfaqes: www.skyshowtime.com.

Trailer: https://youtu.be/o4bH7Raqs7s

Për më shumë detaje, vizito:

Uebfaqja: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime shërbimi tjetër i shkëlqyer i transmetimit për Evropën, i cili lançohet në mbi 20 tregje që përfshijnë mbi 90 milionë familje. Tani në dispozicion në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Në Andorrë dhe Spanjë do të nisin më 28 shkurt 2023.

Një ndërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime sjell argëtimin, filmat dhe serialet origjinale më të mira nga markat ikonike të Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock. SkyShowtime do të jetë gjithashtu shtëpia e një numri prodhimesh ekskluzive lokale, si dhe serialet origjinale SkyShowtime-it.