Nën lupën e Stela Sallakut

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke zili, por çfarë i ka ndodhur koleges tonë?

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

A është “etike” të udhëtosh këto kohë?
Vjet nuk do më kishtë shkuar në mend t’ia bëja vetes këtë pyetje. Mezi prisja të udhëtoja, të shihja vende që s’i kam vizituar kurrë më parë. Për herë të fundit kam udhëtuar në Hollandë në 2017-tën, dhe para kësaj në Itali. Por edhe ato herë që kam udhëtuar, nuk kam ndenjur kurrë më shumë se sa një muaj larg familjes dhe punës time. Tani e them me bindje që është e drejtë që gjithkush të udhëtojë qoftë dhe një herë në vit, diku, s’ka rëndësi se ku. Thjesht të dalë nga rutina.

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Kur më doli viza turistike për SHBA, m’u duk si shaka. Nuk e kam lakmuar kurrë Amerikën e me gjithçka kishte brenda. Më janë dukur gjithnjë larg botës time. Ha-merr-ika, nga filmat dhe nga bisedat me familjarët atje, më është dukur se ata nuk i japin përparësi të bërit qejf. Siç na pëlqen ne europianëve, të ulemi në kafene për shtatë palë qejfe. Ose të dalim darkave nëpër pub-et e preferuara. Nuk shquhen as për modë. Por kur halla më prezantoi me familjen e saj amerikane, mund të them që ndryshova mendje. Për punën e modës akoma jo, gjithsesi. Kam takuar dhe shqiptarë këtej, sidomos nga Michigan, Texas, New York dhe Ohio. Por përshtypje më kanë bërë familjet e vërteta amerikane. Shawn, Terry, Rodney, David, Linda, Justin, Danny, Aaron, Maggie, e shumë të tjerë emrat e të cilëve nuk i kujtoj. Por do doja t’i njihja më shumë. Unë kam edhe tezen në Michigan, e cila jeton me familjen e saj të bukur në një shtëpi të madhe. Kam takuar edhe atje shumë miq e familjarë që më kanë bërë të mendoj pozitivisht.

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Në dhjetor bëra një vit këtej. Nuk lejohet të qëndrosh ligjërisht më shumë se sa 6 muaj, por kur situatat dalin nga kontrolli yt, ka gjithnjë klauzola që bëjnë përjashtim. Unë jam nga ata fatlumë (ose jo) që e kaluan Covid-19 para se të bëhej mallkim kombëtar. Ose të paktën kështu mendoj unë. Simptomat i kisha njësoj si Covid-19. Proçedura e zgjatjes ishte po e njëjta. Por kjo nuk ishte e vetmja sfidë e 2020-tës time.

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Kur je jashtë në vend të huaj, të duket sikur ditët kalojnë me shpejtësi breshke. Ndoshta është përshtypja ime ose të paktën këtë shije na la pandemia. Përveçse anuloi biletat e shumë fluturimeve, timen dhe të shumë bashkëudhëtarëve, na detyroi të rrinim mbyllur me sytë nga uatsapi (whatsapp). E meqë për 4 muaj nuk dolëm, familjarët e mi menduan të më shëtisnin në Yellowstonin e bukur. 27 orë udhëtim ku sheh vetëm peizazhe fantastike nga të katërta dritaret e makinës.

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Me maska dhe doreza, detergjent antibakterial si për duart ashtu edhe për rrobat, udhëtimi ishte i pazakontë. Pash për herë të parë në jetën time bizonë, ujk, dele mali, ari të murrmë, kapronj, drerë, muse, elk, e shumë kafshë të tjera të atyre zonave. Ky mund të ketë qenë një udhëtimet më të bukura që kam provuar deri tani.

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

Si qershi mbi tortë, më vodhën dhe valixhet, bashkë me makinën e bukur Impala të hallës. E kujt mund t’i jenë dashur dy valixhe rozë në Columbus xhanëm?

Për pak ngela dhe pa pasaportë. Jo se ma vodhën, por ishte afër afatit të skadimit dhe më duhej ta rinovoja. Afati pas aplikimit, ishte dy muaj. Pasaporta dhe karta e identitetit ime e re fringo do kushtonte jo më pak se $258. Të paktën mora përgjigje nga konsullata jonë në New York. E cila me la takim në orën 14:45 një ditë të hënë nëntori. Mund të vija dhe në Shqipëri ta rinovoja, por sërish do më duhej laisser passer për kalimin e kufirit.

Gjithmonë kam dashur të zhvilloja njohuritë e mia rreth biznesit, sipërmarrjes, menaxhimit dhe modës jashtë vendi. E ku më mirë se sa në Amerikë mund t’i bësh të gjitha këto pa u paragjykuar dhe pa u vënë në siklet? Mendova për një master.

Viti aventurë i Stelës në Amerikë që nga fotot e ke

T’ju them të drejtën nuk kam asnjë ide se si do përfundojë 2020-ta. Nuk e di a do ketë më surpriza të tjera, apo do kemi një vit të ri monoton e të mërzitshëm. Më mungon shumë familja ime, aroma e shtëpisë time, dollapi im dhe puna ime. Megjithëse ende vazhdoj bashkëpunimin me Tiranapost, më mungon zyra atje. Mbledhjet me stafin, idetë novatore dhe mentorimi i Mirës e Klaudetës. Të gjithë jemi në pritje, por propozoj që sot të jemi të gjithë duke pritur vetëm Vitin e Ri! I cili do na sjellë surpriza të reja, sfida, miq, festa të tjera, buzëqeshje dhe mundësi të arta. Qofshit të gjithë mirë e të lumtur kudo që jeni.

Festa të bardha për të gjithë!