Nën lupën e Stela Sallakut

Çfarë solli Java e modës në Paris? Trendet që do veshim këtë dimër

Çfarë solli Java e modës në Paris? Trendet që do

Përveç trendeve, java e modës në Paris këtë vit na bëri të qeshim. Epo mirë, kishim nevojë për pak humor dhe ngjarje të reja nga Parisi. Kujt ia merrte mendja që Homer Simpson do parakalonte në javën e modës në Paris, për një nga shtëpitë më prestigjioze? Jo vetëm Homer, por i gjithë qyteti amerikan i Springfield, ftohet nga krijuesi i Balenciaga për të modeluar me veshjet e koleksionit të ri. Mirëpo banorët e Springfield nuk ia kanë idenë ku i bie Parisi, ndaj Demna i fton të provojnë KFC (Kentucky Fried Chicken) në Champs-Élysées. Për 10 minuta të ftuarit e Demna Gvasalia kanë qeshur me krijimin e Matt Groening dedikuar shtëpisë së modës Balenciaga.

Të ftuarit e dizajnerit Gvasalia janë gjithmonë pompozë dhe shumë të famshëm, por nuk është kjo arsyeja që publiku i mban mend. Ajo që fiton vëmendje është e paparashikueshmja. E tillë ishte dhe veshja e Kim Kardashian në Met Gala, por këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer Cardi B. e cila dukej si modele e dalë nga revistat e 1980-tës. Me kapelen e zezë gjysëm sferë, dhe pallton e stampuar me lajmet më të bujshme. Nuk është zbuluar asnjë centimetër lëkurë.

Çfarë solli Java e modës në Paris? Trendet që do

Çfarë solli Java e modës në Paris? Trendet që do

Balenciaga ka frymëzuar dhe dizajnerin e Guccit këtë sezon, i cili ka punuar me siluetat e krijuara në koleksionet e mëhershme të Demnës, duke i shtuar detaje nga Gucci. Koleksionin quajeni si të doni, Balencigucci apo Gucciaga, pak rëndësi ka. Ama krijimet na bënë kuriozë për vazhdimin. Mbase vetë Guccio Gucci dhe Christobal Balenciaga nuk do kishin bashkëpunuar kurrë po të ishin ende gjallë. C'est la vie!

Çfarë solli Java e modës në Paris? Trendet që do

Çfarë solli Java e modës në Paris? Trendet që do

Në rrugët e Parisit, nëse do më pyesnin mua, do fotografoja vetëm studentët e dizajnit. Janë ata që me buxhet të limituar, ia dalin të vishen sipas modës dhe ndoshta të bëjnë trende. Kombinojnë xhaketat vintage lëkure, me pantallona tub dhe ndonjë rrip beli, por duken kaq me stil! Kapele të mëdha, pupla, forma trupi “orë rëre”, lëkurë, xhaketa ekstravagante me supe të mëdha dhe çizme streçe mbizotëruan rrugët e Parisit. Sfilatat e Parisit janë të bukura. Frymëzohuni nga kombinimet e përzgjedhura më poshtë dhe ndjehuni të lirë të krijoni kombinime të tjera.

'Au revoir' fashionistë dhe fashioniste.

Tiranapost.al