Trendin e xhinseve të vitit 2021 e parashikoi Julia Roberts

Katër fjalë: Julia Roberts me xhinse. Nuk kemi dyshime se aktorja 53-vjeçare është një ikonë stili, që nga portretizimi i saj ikonik i Vivian Ward në Pretty Woman në 1990.
Megjithëse shumë nga veshjet e saj më të mira janë ato me të cillat ka parakaluar në në tapetin e kuq dhe ekranin e madh. Por jo vetëm aty. Në shumë role të saj ajo ka zgjedhur veshje të cilat mbahen mend. Nisur nga kjo, kemi përzgjedhur xhinset e saj të preferuara nga vitet '90 deri më sot.
Në fillimet e karrierës së saj, veshjet e Roberts ishin xhinse “mom”, me rrip metalik. Më pas, rreth viteve vitet 2000, xhinset me çizme fituan terren në gardërobën e saj të cilat i shoqëronte me një shall dhe një xhaketë me kopsa të mëdha. Kur e zuri pluhuri modën e Y2K (grupit të famshëm), të preferuarat e saj u bënë xhinse me ngjyra të ndezura, prerje e viteve '70. Pastaj trend u bënë xhinset e ngushta, të cilat ajo i vishte në set dhe gjatë fluturimeve.
Xhinset "Mom"
Ndërsa karriera e saj filloi për herë të parë duke fluturuar, Roberts preferoi trendin e viteve '80 për vite me radhë - nganjëherë i kombinonte me këmisha ose xhaketa xhins, dhe gjithmonë me rripi.
Xhinse me çizme
Ata quhen "bootcut" për një arsye të mirë: pantallonat me prerje të drejtë duken më mirë kur vishen me çizme të sheshta. Julia preferoi pantallonat në nuanca blu-gri, pak a shumë si stili Le High Sutherland i FRAME.
Në fund të viteve '00 dhe në fillim të viteve '10: Xhinset me prerje të gjerë
Këto janë padyshim më të përhapurat sot. Xhinse me ngjyra të ndezura dhe me prerje të gjerë duken elegante kur shoqëroheshin me pallto. Këshillë: këto janë tashmë në dollapët e çdo adhuruesi të modës për 2021.
Xhinset e preferuara të Julia Roberts në vitet '10: Xhinse “skinny”
Pantallonat e ngushta që nisën dekadën, vazhdojnë të jenë ende trend edhe sot. Roberts i kombinoi me një xhaketë lëkure (të cilën Rachel Green do ta kishte aprovuar pa dyshim) dhe një triko të lehtë gri. Casual dhe shik.
*Tiranapost.al.