Nën lupën e Stela Sallakut

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh online

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Më ka ndodhur jo pak herë të kem blerë veshje në butikë virtualë, të cilët reklamojnë fustane të bukura me lule e pa lule. Me detaje ose të thjeshtë fare. Veshur nga modele 16-20 vjeç, me trup të mirë dhe flokë të bukur.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Fustanet duken aq të bukur në pamje, që sapo i sheh të pushton një dëshirë për t’i blerë pa menduar gjatë.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh
Kur i sheh pastaj, ndryshon tërësisht mendje! Ajo copa aq e bukur në foto është një lloj sintetikeje që nuk e kishe parë ndonjëherë. Palat e fustanit, nuk janë pala, por një zgjerim i panevojshëm i copës. Rripi lêkurë pastaj, është dy masa më i madh se përshkrimi në foto. Me pak fjalë, dukesh sikur ke veshur një këllëf jastëku.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Të gjithë kemi bërë blerje të tilla, sidomos në periudhë uljesh. Si dizajner dhe njohëse e mirë e materialeve, kam mësuar disa gjëra për blerjet online.

1- Lexo me vëmendje përshkrimin e copës dhe materialit

Zakonisht nuk i kushtojmë vëmendje etiketave ose atij përshkrimit me shkronja të vogla që thotë “100 Polyester”. Nëse je duke kërkuar për një fustan me pala, ose volum, polyestër nuk do ta japë efektin që dëshironi. Duhet të kërkoni për 100% Cotton, Taffeta ose organzë.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh


2- Njih përmasat e tua

Unë për një kohë të gjatë kam blerë masën e gabuar. Nëse nuk mateni, nuk do ta dini tamam.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

3- Kërko gjithnjë për “reviews”

Në çdo website ka një seksion të vogël (por shumë të rëndësishëm) ku klientët ndajnë mendime rreth produktit që kanë blerë. Ndonjëherë ka dhe foto ku mund të njohësh me siguri si duket veshja pa filtrat e bukur.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

4- Vendndodhja ka shumë rëndësi

Vendi nga ku vjen produkti ka 90% rëndësi. Nëse janë prodhuar në vende si Kinë ose Tajlandë, ji shumë i kujdesshëm kur porosit fustane delikate. Mund të blesh t-shirt pambuku, ose këmisha, por mos porosisni fustane nusërie.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

5- Mos i beso shumë fotos

Sidomos nëse kanë përdoru foto vipash, këngëtarësh ose aktorësh. Veshjet e tyre nuk mund kurrsesi ti blesh online, sidomos me çmime të ulëta.

Stela ka 5 këshilla që duhet t’i kesh parasysh kur të blesh

6- Shih gjithnjë çmimin

Nëse po përpiqesh të blesh një fustan satin, me një kosto prej 17 dollarësh, nuk është satin. Çmimi i 1 metër copë satin fillon nga 17 dollarë.

Të gjithë kemi nxjerrë nga një mësim nga blerjet tona online, madje kemi bërë dhe shaka me to. Dizajnerat thonë, “më mirë një këmishë, dhe e mirë, se sa një dollap plot dhe lirë.”