Nën lupën e Stela Sallakut

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Tirana u zgjua sot e mbuluar nga dëbora. Shumica pozuan nëpër rrugë me borën në sfond. Disa, si më guximtarët bënë dhe ski. Do kishte qenë dita fiks për të vënë kapuçët më trendi të Calvin Klein, Carthart, Balenciaga apo shumë firmave të tjera.

Ka shumë shumë versione. Që nga ato një ngjyrësh, të cilët kanë vetëm një pjesë të hapur tek sytë (zakonisht përdoret për zona të ftohta ku temperaturat zbresin nën -10). Carthart është firma më ekonomike, por dhe më me stil që përdoret nga të gjithë, nëse nuk do të shpenzosh me një Balenciaga them.

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Versioni tjetër ka dy zona të zbuluara tek sytë dhe një tek goja. Sërish këto përdoren për ski nëpër zona malore.

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Është dhe ai versioni klasik i Calvin Klein që ka gjithë pjesën e fytyrës të zbuluar.

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Unë do kisha vënë dhe varëse me një kapuç të tillë. Kombinuar me një pallto të kuqe nga koleksioni im i 2018-tës, çizme të bardha dhe kombinoshe të zeza me zinxhir të bardhë.

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Sot në Tiranë këto do ishin kapuçët trendy

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al