Nën lupën e Stela Sallakut

Si vishen vërtetë parizjenet?

Si vishen vërtetë parizjenet?

Mbylli sytë për një çast, harroje pandeminë dhe projektoje veten në mes të javës së modës në Paris. Ose jashtë saj, përpara sfilatës së një prej firmave të famshme Franceze. Le të themi, Chanel... E imagjinove? Afrohu pak më afër. Një tufë fotografësh të famshëm po të presin të të fotografojnë. Qëllimi i gjithë kësaj imagjinate? Ta shohim veten aty përpara fotografëve, që nuk duan t’ia dinë çfarë pune bën ti për sa kohë që je veshur me stil, ata shprepin këmbëzën e aparatit.

Si vishen vërtetë parizjenet?
Çfarë tjetër do të ishte më frymëzuese se sa, një person si ne, i thjeshtë, i zakonshëm, që fotografohet në street style? Ajo që e bën frymëzuese është se nuk kufizohesh tek siluetat e holla e të gjata të sfilatave. Në fund të fundit të gjithë e dimë se modeleve u shkon çdo gjë.

Si vishen vërtetë parizjenet?

Street style (ose stili që sheh në rrugë), ka pikërisht atë qëllim, të frymëzojë këdo fotograf. Pra nëse ke stil sot, nuk ka nevojë të jesh e famshe që të fotografohesh. Ose të ftohesh nga firmat e mëdha nëpër sfilata mode.

Si vishen vërtetë parizjenet?

Shumë nga influencueset më të mëdha sot, janë fotografuar fillimisht në rrugë krejt rastësisht. Parizjenet zgjedhin minimalizmin në vend të “haute couture”. Xhinse, t-shirt dhe xhaketë. “Less is more” dhe “less is fashion”.

Si vishen vërtetë parizjenet?

Si vishen vërtetë parizjenet?

Si vishen vërtetë parizjenet?

Si vishen vërtetë parizjenet?