Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Po cilët janë disa nga 30 e ca vjeçarët më me stil sot, që kujdesen për look-un por dhe për lëkurën, flokët dhe mirëqenien në përgjithësi? Mund të ketë shumë, por zgjodhëm këta sot. Ndoshta dikush të frymëzon.
David Gandy, 39

Riz Ahmed, 37

Donald Glover, 35

Eddie Redmayne, 38

Këta zotërinj kanë disa të përbashkëta, përveç stilit i cili është personal dhe i ndryshëm për gjithësecilin. Këmisha e bardhë dhe kostumi i zi nuk mungojnë asnjëherë nëpër gardërobat e 30-vjeçarëve të kuruar. Por përveç tyre, ka dhe disa detaje të tjera.

1- Një çantë e mirë për punë
Mund të zgjedhësh një Bottega Veneta, nëse je tipi, por edhe nëse nuk do të guxosh kaq shumë, ke plot opsione më të thjeshta. Mjafton të heqësh dorë nga çanta poliestër e laptopit që ke pasur qëkur ishe student.

2- Aromë luksi
Njerëzit mund të harrojnë ç’ke veshur, por nuk do t’iu dalë nga mendja aroma e parfumit. Zgjidh një që të pëlqen, nuk është e thënë të jetë si ata aromatizuesit e makinave. Por një Tom Ford do të të shkonte.

3- Kujdesi për lëkurën
Kur vjen puna tek kremërat, shumica i neglizhojnë, ose harrojnë. Një hidratues dhe një krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, nuk duhet të mungojë në tualetin e një zotërie.

4- Kashmiri
Materiali i pasanikëve. Kushton më shumë mirëmbajtja se sa çmimi fillestar. Por ia vlen çdo qindarkë.


5- Syze
E di edhe ti që të duhen një palë syze. Ndoshta ke kohë që po kërkon. Mos i bli të lira. Do t’i kesh me vete gjithë kohës, gjej një palë të rehatshme dhe shik.



6- Pallto
Mos bli pallto të lira. Kurrë. Gjëj një, por të jetë kashmiri me cilësinë më të mirë që mund të përballosh.

7- Kostum i zi (dy ose dhe tre)
Mirë, mos e tepro me tre nëse nuk keni mundësi. Por nëse bën punë zyre ku ju duhet të takoni njerëz në mënyrë konstante, bliji. Madje merr dhe një blu me kuadrate. Një kostum i mirë, thuhet se të ndihmon në ato mbledhjet e sikletshme para një grupi investitorësh të zemëruar.