Nën lupën e Stela Sallakut

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për të bërë modë! Disa argumente pro dhe kundër

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Seriali Sex and the City sapo ka filluar xhirimet në New York pa Samanthën. Carrie, Miranda, Charlotte dhe kushedi ndonjë libër i ri i Carrie, do jenë protagonistët e serialit që mezi e pritëm.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Pardje u shpërnda nëpër rrjete sociale, foto e veshjeve të tre zonjave dhe mua më kanë ngelur sytë tek këpucët e Carrie!

Carrie Bradshaw është autore librash dhe guru mode. Samantha (e cila mungon këtë sezon), merret me celebrity PR (mardhëniet me publikun për personat ViP). Charlotta është romantike dhe Miranda avokate diplomuar në Harvard. Katër tipe krejt të ndryshme të cilat i bën bashkë dashuria dhe New Yorku.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Nga foto e parë që u lëshua ashtu si padashje, dimë që veshjet do jenë On Top.
Fundi i Carrie (Sarah Jessica Parker), kapelja e lidhur në supe, kimonoja e gjatë dhe këpucët “chunky” do jenë si qershi mbi tortë. Miranda ka veshur pantallona ngjyrë kremi, stiletto dhe këmishë. Charlotte ka kitten heel nga Dior, fund laps dhe bluzën me pika me supe të rëna.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Akoma pa i filluar mire xhirimet, veshjet e tre grave me stil filluan të shiten gjithkund. Kepucët e Carrie (Sarah Jessica Parker) u bënë menjêherë must. Në WhoWhatWear shkruhej se ndikimi i rrjeteve sociale bëri të shiten edhe këpucët e ngjashme me ato të Carrie.

Edhe pse nuk e ka stiluar Patricia Field, për shkak se po merret me Emily in Paris 2, vendin e saj do e zërë Molly Rogers, mikeshë e Patricias. Patricia është stilistja që veshi Carrie-n me fund tutu dhe kanotjere, i cili përveçse u shit menjëherë, nuk ngeli markë pa u frymëzuar nga ai.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Jo vetëm ai, por dhe fustani i bardhë me shapkat plastike, i cili u quajt “hakmarrja” (the revenge dress).

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Fundin jeshil me “bisht” kombinuar me këmishë besoj nuk e ka harruar njeri.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Po ashtu dhe fustanin “gazetë” të John Gallianos, natën kur doli me Mr. Big.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Këmisha mashkullore me rrip qe krejt novatore, pa harruar kostumin që veshi tek dasma e shokut të ngushtë me kurorën e zezë.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Gardëroba e këtyre 10 serive të reja duket se është e përditësuar me modën e re. Nga këpucët Dior, në Valentino, Louis Vuitton, Hermes etj. Duket se do t’i shohim më parë në Instagram se sa kur të launch-ohen seritë e reja. Ndryshe nga sezonet e kaluara, kur çdo gjë ngelej surprizë deri kur HBO shfaqte puntatën e rradhës.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

Sipas revistave të modës, dyqanet më në zë të New York dyndeshin me blerës pasi shfaqej puntata e parë. Tani nuk presim aq gjatë. Ishte 2006-ta kur videoklipet dhe filmat caktonin trendet. Trendi sot e gjen rrugën më thjeshtë për tek konsumatori. Etiketimi në Instagram bën që të gjithë t’i blejmë ato që shohim vetëm me një klikim. Mund të blejmë menjëherë atë që vesh Carrie e që stilon një si Patricia madje para se të shfaqet filmi në ekran.

Rikthimi i serialit Sex and the City a do mund ta ketë fuqinë për

*Tiranapost.al.