Nën lupën e Stela Sallakut

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Të gjithë keni dëgjuar për 'Sprezzatura', artin italian të stilit në çështjet e veshjeve sartoriale. Kombinimi i qëllimshëm i elementeve klasikë me diçka ultramoderne, është diçka që lidhet më shumë me arkitekturën se sa me modën. Por është gjithashtu një qasje e rëndësishme edhe në modë. Shembulli konkret është harmonizimi i kostumit sartorial me një orë sportive moderne. Dhe, tani, mbreti i kësaj qasjeje është trajneri i ekipit kombëtar italian, Roberto Mancini.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Ai tashmë na ka mahnitur me xhaketën e tij të dizajnuar Armani, shumë të lehtë gri seersucker (lloj cope), të cilën ai zakonisht e kombinon me një këmishë të bardhë dhe kravatë blu. Tani, vini re kyçin e dorës së tij dhe do të shihni dizajnin e guximshëm futurist të një kronografi automatik Richard Mille RM 11-04.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Nuk është aspak rastësor kombinimi i tij avant-garde i aksesorëve me pjesën tjetër të veshjes. Nuk është rastësor për asnje Italian, në fakt. Dhe askush më shumë se sa ne shqiptarët nuk e kupton më mirë këtë. Duam apo s`duam ta pranojmë, italianët na kanë mësuar, ashtu indirekt ose direkt se si të vishemi bukur e me shije. Në fakt jo vetëm ne, moda Milaneze ka bërë bujë deri në New York e përtej.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Veshja e tij në natën finale të Euro 2020, i bëri përshtypje dhe kanalit ESPN, të cilët e lanë për pak çaste emocionin e ndeshjes dhe u përqëndruan tek qepja perfeksioniste e dizajnerit Italian. Dhe më besoni kur them që Amerikanëve nuk ju bie në sy veshja e dikujt (haha).

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Italianët nuk e tregojnë kurrë moshën e tyre. A ju duket Roberto Mancini njësoj si një moshatari tij 56 vjeçar? Veshja luan rol kryesor, por edhe kujdesi i vazhdueshëm për vete, krehja e flokëve sipas modës, madje edhe lyerja (ashtu si me lezet). Në fund të fundit, nuk është mëkat të kujdesesh për vete!

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Roberto Mancini është nga të paktët trajnerë (ose i vetmi), që ka çantë plazhi nga Christian Dior.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Nga ajo që ishte në modë vjet (dhe vazhdon të bëjë bujë). Tamam si një influencues mode. Madje ka qenë i ftuar shpesh herë nëpër sfilata, në rresht të parë bashkë me vipat dhe blogerët. Mik i ngushtë me stilin smart-casual, dhe me konceptin e clash of prints.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

“Roberto vendos orë si të gjithë ne çdo mëngjes. Në mënyrë të kujdesshme ai e lë pak më të lirë rripin që t`i duket edhe me këmisha, e cila krijon një kombinim të lezetshëm. Çështja është se nuk ka të bëjë ajo që vesh, por si e vesh”, shkruan revista GQ.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Uniformat e dizenjuara nga Giorgio Armani për stafin e kombëtares Italiane, nuk janë aspak rastësore, por tribute për trajnerin e fashmëm të 1982-shit, Enzo Bearzot.

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

Sekretet e look-ut të Mancinit dhe pasioni për sfilatat e modës

*Tiranapost.al.