Nën lupën e Stela Sallakut

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

T’ju them të drejtën mua rrjetet sociale seç më ngjajnë me një vend të vogël turistik, ku banorët dinë me saktësi çdo sekret për njëri-tjetrin, por nuk i thonë hapur. As nuk i flasin njëri-tjetrit fare. I shkruajnë nëpër letra dhe ia dërgojnë fshehurazi parisë. Si tek filmi “Suite Française”.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Të duhurit ose jo, të gjithë ndjekim plot njërëz në Instagram. Na vjen natyrshëm mbas ditës së lodhshme, ose dhe gjatë punës ashtu si fshehurazi, të shohim ç’bëhet nga komuniteti i rrjeteve sociale. Dikush sheh për makina, të tjerë koleksionet e reja të dyqaneve me rroba.

Disa blerës të pangopur (si unë) peshkojnë uljet e këpucëve, disa shohin unaza fejese e shumë të tjerë përgjojnë, gjasmë me stil, ndonjë ish partner (biznesi ose jo). Ka dhe nga ata si Beyonce, Adele, Oprah, Rupi Kaur etj. që nuk duan të ndjekin askënd edhe pse kanë miliona ndjekës vetë. Sipas Forbes, këta personazhe kanë zbuluar çelësin e suksesit në rrjete sociale.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete socialePse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Mami im i ndjek të gjithë ata që njeh. Madje edhe ata që nuk i njeh askush, ajo i ka miq. Dhe mirë e ka. Nuk ndjek shumë VIP-a, vetëm një numër të limituar që thotë se janë pozitivë. As influencuesit jo e jo.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Një mikesha ime, përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, kur e pyeta se pse i ndiqte gjithë këta në Instagram, m’u përgjigj: “Disa se kanë estetikë të bukur dhe është qejf t’i shohësh fotot. Disa vishen krejt ndryshe dhe më frymëzojnë, ndjek dikë që bën varëse të bukura edhe disa thjesht për qokë”. Se qenkërka ofendim të mos i ndjekësh edhe ti këta që të njohin.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Sipas Me & Orla (meandorla.co.uk), ka disa arsye pse njerëzit e shtypin atë butonin “Follow”, ose “Follow Back”.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

- Pamja e tërë galerisë tuaj është e mrekullueshme.

- Ju postoni përmbajtje të qëndrueshme me një temë të caktuar.

- Jeni unikë, postoni diçka ndryshe nga ajo që po bëjnë të gjithë të tjerët.

- I përgjigjeni komenteve dhe i bëni “like” fotove të të tjerëve.

- Jeni menjëherë miqësor.

- I keni qejf shakatë

- Bëni dhurata ose GIVEAWAY

- Njerëzit duan të jenë në kontakt me ju. Ndoshta janë markë ose partner i ardhshëm i punës që dëshiron t’ju punësojë më vonë, ose ndoshta thjesht i frymëzove disi.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Ata që janë të lezetshëm, e kanë hak t’i ndjekësh. Madje janë aq cool vetë, sa i kanë hapur llogari edhe qenit apo maces në rrjete sociale, të cilët kanë gjithashtu një numër të konsiderueshëm ndjekësish.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Unë ndjek thuajse çdo dizajner të ri e të vjetër, projektet e modës, shtëpitë e modës, revistat më të rëndësishme, familjarët dhe miqtë. Kam edhe miq që nuk i ndjek. Jo për arsye vaniteti, por mund të mos kemi pika të përbashkëta pëlqimesh.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Krijuesit kanë gjithmonë ndjekës. Të fshehtë ose jo. Deri në një moment kur gabojnë diku, si Alexander Wang, dhe iu bie influenca. Bëjnë sërish një krijim goditës, dhe ngjiten prapë në klasifikimin e ndjekësve. Ndoshta është ashtu siç thoshte Vangjeli, çudia më e madhe, 3 ditë zgjat.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale

Edhe kush ndoqi kë harrohet. Jemi sërish aty ku ishim, me pak ose aspak miq dhe me një tufë ndjekësish virtualë në instagram.

Pse i ndjekim ata që ndjekim në rrjete sociale