Nën lupën e Stela Sallakut

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

A do kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot? Nëse po, çfarë fotosh do shpërndante? Veshje të përditshme, me pardesy, këpucë balerina, streçe të zeza sikur sapo ka ardhur nga ecja e mëngjesit. Do më kishte bërë të qepja edhe unë një fustan si i saji pa asnjë dyshim. Një nga postimet e saj në javë do kish qenë për Unicef-in dhe me fëmijët e Etiopisë.

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Dikur tha:‘’Kam një zemër të thyer, ndjehem e dëshpëruar. Nuk e përtyp dot faktin që 2 milionë njerëz janë në rrezik jete për shkak të kequshqyerjes.’’ E imagjinoj dhe foton shoqëruese.

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Nuk dyshoj që do kishte hedhur foto nga sfilatat e preferuara, Dior, Chanel e ndonjë dizajner të ri që ia ka kapur syrin. Ndonjë foto pas kuintave ku bëhet gati të veshë fustanin bojëqiell ose rozë me tyl. Ah po! Do kishte padyshim foto me kapele. Ato do bëheshin menjëherë trend!

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

A do kishte Audrey Hepburn Tik Tok? Nëse po, çfarë videosh do bënte? Me siguri do shpërndante një nga ato videot e saj duke bërë balet në studion e preferuar, ose duke gjerbur çaj me syzet e mëdha, të cilat do t’i reflektonin një vazo të madhe me lule dhe qirinj të gjatë tavolinash. Ndonjë skenar romantik patjetër. Ose do kishte hedhur një video duke hipur në avion për Vietnam, siç bëri në 1990-tën. Jo për javë mode, por si e dërguara e UNICEF.

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po Facebook a do kishte? Do shpërndante një nga ato thëniet e Thomas Hardy apo Jane Austen? Shoqëruar me ndonjë foto nga filmat e saj të preferuar. Do kishte bërë dhe foto me Presidentin Joe Biden (siç bëri me George Bush kur i dhanë medaljen), për ndonjë vepër humanitare a kushedi.

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte llogari në rrjetet sociale, unë do isha e para që do shpenzoja kohën më të madhe duke i parë veshjet. Edhe flokët. Edhe sjelljen me njerëzit që e do e ndiqnin në rrjete sociale. Si do t’ju përgjigjej atyre ‘’haters’’ pas komenteve demotivuese, ofenduese pa shkak? Ndoshta thjesht do t’i injoronte.

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey llogari në rrjetet sociale, nuk e di! Ndoshta do e kishte mbyllur që javën e parë. Do e kishte mbyllur sepse ndoshta nuk do kishte ndjekës. Ose do kishte pak nga ata melankolikët (si puna ime), që nuk ndjekin modelet e kohës, por ju ka ngelur ora tek klasicizmi dhe romantizmi i shekullit të 19-të.

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

Po të kishte Audrey Hepburn llogari në Instagram sot...

*Tiranapost.al.