Nën lupën e Stela Sallakut

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që mund të zgjidhni sipas personalitetit tuaj

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Të planifikosh veshjen e festave të dhjetorit, mund të jetë paksa e ngatërruar. Nga njëra anë shohim zonjat në rrjete sociale me bizhame saten me pupla, që po hapin dhuratat e parakoshme, nga ana tjetër janë trendet e këtij sezoni flakëritës dhe diku aty ngelen veshjet klasike.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Megjithëse nuk janë trend sivjet, nuk jam gati t’i heq trikot me motive nga garderoba ende. Po të pyesësh zonjat që do udhëtojnë jashtë shtetit, kanë përgatitur fustane me temina për mbrëmjet festive. Ka dhe nga ato, që do rrinë zgjuar gjithë natën diku në një club ku kërcehet.

Ka më shumë se kaq, por ne kemi përzgjedhur 7 lloje të ndryshme veshjesh për 7 personalitete të ndryshme.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

1- Për ty që nuk i ndahesh teminave
Nuk të vë faj për këtë. I gjithë sezoni, arredimet, dritat, zbukurimet të bëjnë të mendosh për "glamour". Kemi nevojë për pak xixa një herë në vit. Tre vite më parë, teminat i kombinonim me trikot e punuara me shtiza. Këtë sezon mund t’i veshësh me sandale, geta, taka ose çizme me takë.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

2- Versioni i 2021-shit i fustanit të zi (Little Black Dress)
Është e kotë ta mohojmë influencën që ka një fustan i zi tek ne. Sapo e shohim në vitrinë, na vjen natyrshëm ajo “Ahhhh”. Vetë fustani i zi këtë sezon shoqërohet nga dorashkat e gjata, të cilat mund të jenë lëkurë ose në të njëjtin material me fustanin.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

3- Bizhame moderne
As nga bizhamet nuk heqim dorë. Nëse do qëndrosh për festa në shtëpi, ku ka më bukur se sa të veshësh një palë bizhame saten me kontur puplash struci.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

4- “The Great Gatsby” në versionin e 2021-shit
Ky është një trend i ri, që është përqafuar shumë shpejt nga shumë influencuese në rrjetet sociale. Mund ta vishni edhe nëse do qëndroni në shtëpi.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

5- Fustani tradicional i dhjetorit
Sapo kujtojmë festat e fundvitit, na vijnë në mend materialet e kadifes në ngjyrat jeshile dhe e kuqe. Unë do vishja një fustan kadife, në një nga nuancat trend (lejla, magenta, jeshile fosforeshente ose portokalli).

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që

6- Lule-lule
Një tjetër trend i ri ky, i sugjeruar nga dizajnerët Magda Butrym, Oscar de la Renta dhe Dries Van Noten. Zakonisht i kemi veshur lulet në pranverë, por jo më.

Përjetësisht veshjet e dhjetorit të festave! 7 kombinime që


7- Neon
Të vishesh me nuancë vibrante për festat e dhjetorit, mund të jetë paksa e çuditshme. Por dizajnet e reja do të të bëjnë të ndryshosh mendim.