Për ty që s’i ke bërë ende dhuratat e Krishtlindjes, ja disa ide

Paniku i blerjeve të momentit të fundit nuk do t’ju zërë këtë sezon. Në përzgjedhjen mëposhtë kemi përmbledhur ide dhuratash për gjithë familjen.
1- Për atë që punon nga shtëpia
Gjatë këtij viti kur shumë prej nesh janë mbyllur në shtëpitë e tyre për muaj me radhë, duke e shndërruar atë në zyrë, palestër, restorant, bibliotekë, kinema dhe Spa. Ndaj nuk ka pasur kurrë një kohë më të përshtatshme për të përsosur artin e “të ndenjurit në shtëpi”. The Row, një triko elegant prej kashmiri që do ishte ideale për atë që vdes të mbështillet ngrohtë të premteve me kokoshka dhe film.
2- Për të apasionuarit pas bukurisë
Këtë vit e kemi perfeksionuar më shumë bërjen e maskave në shtëpi, kremrave dhe tonikëve. Nuk ka ide më të mirë se sa të bësh dhuratë një set kremrash të mirë.
3- Për mbretëreshat e mëndafshit
Nuk ka dhuratë më të mirë se sa një set gjumi mëndafsh, ose satin. Nga ata të bukurit fare, me dizajne novatore dhe printe të gëzueshme.
4- Për atë personin e dhënë pas palestrave, ose më mirë, për atë të tonifikuarin
Një anë pozitive e periudhës së të ndenjurit në shtëpi është se të gjithëve ju ka vajtur mendja tek streçet edhe bluzat e palestrês. Mund të jenë veshjet më të shitura këtë sezon.
5- Për aventurierin
Një parka, ose xhup udhëtimi do ishte ide e mirë për atë të apasionuarin pas udhëtimeve. Ndoshta nuk do shkojë në Europë për pushime, por do ta shijojë fundjavave në udhëtime spontane me makinë.
6- Çfarë të blesh për të apasionuarën pas festave
Edhe pse këtë vit ndoshta nuk do dalim të festojmë jashtë në bare apo restorante deri vonë, nuk do i themi jo festimeve fare!
Për të gjitha ato vajzat që duan të shkëlqejnë mbrëmjen e Krishtlindjes ose Vitit të Ri edhe nga shtëpia, Isabel Marant ka një sugjerim interesant!
7- Ç’të blesh për fansen e aksesorëve?
T’i blesh rroba dikujt, mund të jetë zgjedhje e guximshme, sidomos kur nuk ia di masën e trupit apo shijet e veshjeve. Por po t’i mbështjellësh bukur bukur një çantë bezhë, si ato të Bottega Veneta, do kënaqje çdokënd.
8- Po për koleksionuesin e bizhuterive?
Ti blesh një varse unike, me diamantë apo të bërë me dorë? Po, po dhe po. Të treja opsionet i gjen në koleksionet e Hermes Timepieces, Cartier, Viltier, Suzanne Kalan dhe Spinelli Kilcollin. Në fund të fundit tradita e dhuratave ka qenë gjithnjë një byrzylyk ose varse floriri për personin tuaj më të dashur.