Nën lupën e Stela Sallakut

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Me ngjyrën rozë pastel nuk jemi veshur ndonjëherë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Është një nga nuancat që preferohet për ditëlindje, baby shower, mbrëmje verore (maturë, dasma ose fejesa). Megjithse unë kam veshur xhaketë rozë dhe fund me temina diku tek 3 vjet më parë në mbrëmjen e 31 dhjetorit.

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Por këtë vit, sipas sugjerimit të stilistëve të Net-a-porter, Marchesa, Farfetch etj ngjyra e vitit 2021 do të jetë pikërisht roza. Tani, po të më kishin thënë t’ju dizenjoja gjithësecilës nga një veshje për Vitin e Ri, me siguri do t’ju bëja kimono, velvet rozë, me kompozim të ndryshëm teminash, ose me zogj qëndisur me fije argjendi dhe ndonjë pale mules të bukura. Që gjithësecila të ndjehej komode në shtëpi me familjarët apo miqtë.

Kimonotë janë shik, dhe të lejojnë të gatuash lirisht, edhe po e teprove me gjelin e detit ose bakllavanë, askush nuk do ta vërë re stomakun tënd.

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Por edhe ndonjë fustan me temina, me dekolte në kurriz dhe rripa do më pëlqente shumë. Lere pastaj po të doni të bëni foto të bukura, mund t’i shtoni veshjes dhe një palë doreza MSGM. Alla Marilyn Monroe.

Fustani brocade i Guccit më bëri të ndryshoj mendje për copat e rënda. Në këtë dizajn duket shumë elegant.

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Unë nuk do t’i thosha jo as një fustani të kuq për festa. Edhe pse mund të duket pak cliché, sepse gjithnjë kemi veshur të kuqe, por për këtë versionin me pupla do bëja përjashtim.

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Me të zezën pastaj, do dukeni bukur por nuk do jeni shumë rehat. Duket shumë formale për të ndenjur në shtëpi.

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Në vend të saj mund të zgjidhni versionin modern të pizhameve satin. Unë kam një palë të tilla, këmishën e vesh edhe të dielave për ndonjë drekë me miq. Kombinuar me xhinse Levis 501. (Shih artikullin e javës që kaloi për modelin 501).

Nëse më pyet mua, vishu kështu për Vitin e Ri

Pa u menduar gjatë, zgjidh diçka rozë dhe shkëlqe në natën e ndërrimit të viteve.