Nën lupën e Stela Sallakut

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për veshjen kam dy gjëra për të thënë

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për

Nuk besoj që ka shqiptar që nuk u ndje krenar kur ndoqi performancën e Shqipërisë në Eurovizion. Çdo vit (përveç vjet) na kanë përfaqësuar në këtë, kompeticion, vajza e djem të talentuar, me zë të fuqishëm. Jonida Maliqi përshembull, pati një këngë për t’u vlerësuar me pikët maksimale, por edhe veshja gjithashtu. Ia la në dorë mikut të saj dizajner, Ardit, për t’i krijuar veshje të përshtatura me tekstin dhe muzikën. Sipas vendit dhe kuvendi, thotë dhe populli.

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
Jonida Maliqi

Kënga e Anxhela Peristerit ishte e bukur, si amatore muzike mund të them që më bëri shumë përshtypje. Por nuk dua t’i hyj në detaje muzikës, sepse me siguri do bëja gabime në terma.

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
Anxhela Peristeri
Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
Anxhela Peristeri

Ndërsa për veshjen, dua të them nja dy gjëra. U bëra paksa konfuze fillimisht sepse kur Anxhela doli në skenë, m’u duk tamam si Jennifer Lopez! Madje vjet në Super Bowl ka veshur të njëjtin body-suit metalik. Në fakt është shumë i bukur, ka detaje mahnitëse dhe rri për mrekulli. Duhet ta veshësh me geta dhe korse, por ama këmbët të duken të gjata, sensuale dhe bie në sy beli. Është bërë për një kërcim latin, alla JLo, rrethuar nga 30 balerinë/a.

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
J.Lo
Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
J.Lo
Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
J.Lo

Nuk mendoj që është i përshtatshëm për skenografi me tym, ngjyra të kuqe dhe për më tepër për këngë të këtij zhanri. Do pak “cha cha cha”, “lambada”, apo kërcime latine.

Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
Anxhela Peristeri
Nuk flas dot për këngën e Anxhela Peristerit, por për
Anxhela Peristeri

Edhe flokët dhe look-u i Anxhelës është frymëzuar po nga JLo. E në fund të fundit, kush është ajo që nuk do t’i ngjajë pak “Jenny from the block”? Ndoshta një fustan me detaje nga Shqipëria do i kishte ndenjur më mirë këngës si dhe artistes. Megjithatë Anxhela na bëri krenar, me këngën e saj shqip dhe me veshje si Jennifer Lopez.