Nën lupën e Stela Sallakut

Një rastësi e Ilvës dhe Melania-s

Një rastësi e Ilvës dhe Melania-s

Ilva Tare vishet krejt ndryshe nga shumica e spikereve (ose prezantueseve a folëseve) të ekranit tonë. Nuk është se e ka ndryshuar tani, gjithnjë e kujtoj me look-un perëndimor, flokët bjond dhe grimin e lehtë.

Një rastësi e Ilvës dhe Melania-s

Për shembull pantallonat me kuadrate që kishte veshur në emisionin e saj "Ilva Now", besoj që janë zgjedhje e guximshme. Por kombinuar me bluzën blu dhe xhaketën e bardhë, duket si veshje e stiluar nga Julia Von Boehm, stilistja gjermane e shkolluar në Paris.

Një rastësi e Ilvës dhe Melania-s

Ilva paska qenë në një mendje me Melania Trump, sepse dhe ajo ka patur të njëjtën preferencë për pantallonat në nuancë rozë blush, me kuadrate.

Pantallonat Valentino të zonjës së parë të Amerikës, kushtojnë 1,790 dollarë dhe për ata të fiksuarit pas markave, i gjejnë tek Neiman Marcus.

Një rastësi e Ilvës dhe Melania-s

Melania i ka kombinuar me stilettot e preferuara Manolo Blahnik dhe çantën Birkin.