Nën lupën e Stela Sallakut

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Kështu na u dukën të gjithëve në fillim kur dolën nëpër pasarela. Sandalet me gom? të trashë dhe rripa lëkure, në dukje aspak elegante, filluan të fitonin vëmëndjen e vajzave të modës.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Ato që u shitën të parat ishin ato të markës Chanel. Por gjenezën e kanë diku tjetër dhe jo në Francë.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Ndonëse Spanja dhe Franca mburren me espadrilles, sandalet me rripa në formë “C-je” janë tipike Amerikane. Madje një nga brande-t më të shitura sot për sot është “Arizona Love”, e cila e ka çuar dizajnin e tyre në një tjetër nivel.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Duke ndërthurur punime me grep me rripat e lëkurës, copa aspak të zakonshme për sandale.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Edhe pse ka shumë lloje e soje, të rinjtë preferojnë t’i blejnë në Amazon, ku kanë një kosto prej më pak se 20 dollarë. Madje, nëse të pëlqejnë t’i modifikosh vetë, mund të blesh versionin e thjeshtë, dhe i qep mbi to rruaza, perla, gurë ose dhe copa të bukura me thekë.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Për ata që preferojnë të shfletojnë website-n e Net-A-Porter (si unë), ka plot versione të tyre dizenjuar nga stilistë me famë. Secili në mënyrën e tij të veçantë, ka sjellë versionin e tij të përpunuar me detaje tërësisht ndryshe. E veçanta qëndron tek kombinimi i tyre aspak i zakonshëm.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”

Nëse jemi mësuar gjithnjë t’i shohim të veshura me streçe ose tuta të shkurtra, tani kombinohen me fustane të bukura. Me dizajne lulesh, palash dhe fluturash. Kujtoni dizanet e fustaneve spanjollë, të kuq apo të bardhë, punuar me copa linoje të bukura e me konture dantellash pambuku. Ose fustane të stilistëve Skandinav, Cecilie Behansen, Ganni etj.

Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”Moda e sandaleve të “shëmtuara”