Nën lupën e Stela Sallakut

Meg Baristja që nuk fitoi në zgjedhje por që tregon më së miri si duhet të jetosh në Amerikë

Meg Baristja që nuk fitoi në zgjedhje por që tregon më

Ky artikull nuk ka lidhje me modën. Dua t’ju tregoj për Meghan, baristen me flokë jeshilë, e cila kandidoi për kryetare bashkie të një qyteti të vogël Amerikan.

Meghanin e kam njohur rastësisht teksa darkoja në një nga restorantet me barbecue. Më bëri përshtypje ngjyra e flokëve. Pastaj veshja. Pastaj qasja e saj me njerëzit. I trajtonte sikur i kishte të vetët.
Mund të jetë baristja me flokët më cool të Amerikës!

Meg Baristja që nuk fitoi në zgjedhje por që tregon më

Kur i përvishet punës duke bërë cocktails, mund t’i dallosh tatuazhet në krahë. Zakonisht vishet thjesht. T-shirt me slogane të mëdha, xhinse, vathë floriri.

I mungon kostumi i zakonshëm, takat, qëndrimi stoik dhe makina luksoze. Ndaj mua s’do më kishte shkuar mendja se vajza që më shërbeu birrën, ishte po ashtu kandidate për kryetare bashkie. Mund të kishte qenë e zonja, ose jo. Ama njihte thuajse çdo kënd që hynte në restorant.

Meg Baristja që nuk fitoi në zgjedhje por që tregon më

E bukura dhe e veçanta është se Meg dhe pronari i restorantit ku ajo punon, kanë kandiduar njëkohësisht për pozicionin e kryetarit të bashkisë. I përkasin bindjeve të kundërta politike, jashtë restorantit, kuptohet. Në restorant punojnë bashkë, as që duan t’ia dinë për dallimet që kanë. Njëri është republikan e tjetri demokrat. Një me Trump-in e tjetri me Biden.

“Prindërit e mi janë Republikanë me breza. Kur morën vesh për bindjet e mia demokrate, ma thanë troç që nuk ta japim votën.”- thotë ajo.

Meg Baristja që nuk fitoi në zgjedhje por që tregon më

Edhe pse nuk i fitoi zgjedhjet, nuk heq dorë nga pasioni i saj. Do kandidojë prapë! Ndërkohë vazhdon ende të shërbejë tek banaku i restorantit të vogël, vazhdon ende t’ju sugjerojë klientëve të ri (si unë) ç’të porositin për të ngrënë. Dëgjon dhe mirpret këdo. Në fund të fundit, edhe njerëzit e thjeshtë mund të kandidojnë për poste drejtuese, si Meghan dhe shumë të tjerë.