Nën lupën e Stela Sallakut

Më trego fustanet e tua në dollap!

Më trego fustanet e tua në dollap!

Në dollapin e Fjodora Fjorës ka fustane nga më elegantët, me pala, flutura dhe ngjyra. Ama kanë ngelur aty të varur në gardërobë. Shumica ende me etiketë. I kishte planifikuar me saktësi kë do vishte ku, madje dhe me çfarë do t’i kombinonte. Fustanit me flutura Pinko, që kishte planifikuar ta vishte tek eventi i Geraldina Sposës, ia ka zënë vendin kostumi sport, dhe eventin mondan e zëvendësoi koshi i kokoshkave dhe filmi në shtëpi.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Teksa më tregoi veshjet që i sheh me keqardhje, më ngelën sytë direkt tek ky fustani i Givenchy, të cilin Fjodora e ka blerë pak para karantinës dhe se ka veshur dot asnjëherë. Ka një minimalizëm dhe thjeshtësi që të bën për vete. Mund ta kombinosh në plot mënyra, me stiletto ose me mules. Ka dy ngjyra paksa cliché, por mëngët e kuqe e bëjnë të duket shumë me stil.

Më trego fustanet e tua në dollap!

“Scotch&Soda Maison Scotch... në trup është një dashuri në fakt, nuk duket këtu aq i bukur sa është”, thotë ajo për fustanin e gjatë chiffon. Në fakt dallohet flutura tek mëngët, tek jaka dhe fundi. Fantastik!

Më trego fustanet e tua në dollap!

Për fustanin me xixa të Philosophy di Lorenzo Serafini thotë se i ka ngelur merak që s’arriti ta vishte më shumë se një herë në një event. Dhe s’i vë faj. Është aq i bukur sa mund ta veshësh pa frikë në çdo event mbrëmjeje dhe të shkëlqesh.

Më trego fustanet e tua në dollap!

“Ky sexy midi dress, që rri shume bukur në trup nga Iceberg as etiketën s'ia kam hequr dot.”, me një xhaketë të gjatë të zezë dhe mules do dukej mrekulli. Ky është nga ato fustane që i vesh nga mëngjesi me pardesy dhe shall mendafshi, e deri në darkë me buzë të kuqe dhe taka të zeza.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Teksa na tregon fustanin e fundit që sheh me mall e krenari, thotë se është stil Barbie, dizenjuar nga Elisabetta Franchi. Nuk mungojnë detajet e teminave qëndisur në fund të palave simetrike. Duket si i akullt, si princeshë dëbore.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Më trego fustanet e tua në dollap!

Elisabetta i bën enkas për t’i kombinuar me këpucë me taka shumë të larta, sepse bëjne këmbët të duken të gjata.

Dhe Fjdodorës i shkon pafund, me ato shapkat mules, dhe ndonjë çantë minimaliste pa tegela dhe rripa.