Nën lupën e Stela Sallakut

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors të dorës së dytë?

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

Disa vite më parë, teksa ecja me nxitim, takoj një të njohurën time në një nga rrugët e Tiranës. Ishte veshur e ngjeshur bukur shumë, si për kohë vjeshtë. Sytë më ngelën tek çanta e saj Louis Vuitton. Më saktë më shkëlqyen sytë kur e pash. Dukej lëkurë, 100%, tegelat e jashtëm ishin bërë me kujdes, rripat kishin trashësinë e duhur dhe për asnjë moment nuk më shkoi mendja se mund të ishte fallso.

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

Nuk do t’ju gënjej, kur mora vesh çmimin doja ta blija edhe vetë. Diku tek 100 dollarë a diçka e tillë, ndërkohë versioni që shitet nga vetë LV i kalon 1000 dollarët. Por nuk e bleva asnjëherë. E di që shumica do e kishin blerë pa u menduar gjatë. Dhe madje e kanë blerë, sepse e kam parë shpesh në Tiranë. Por a të bën ky fakt pronare të një çante Louis Vuitton? A e meriton ajo titullin çantë luksi? Po ti a do quheshe pasanike apo kopjace?

Pyeta e stërpyeta vajzat fashioniste të Instagramit, të cilat nuk u kursyen të me shpjegonin me durim mendimin e tyre. Pati më shumë se sa 100 reagime, ku shumica thanë me bindje se nuk do ta blinin kurrë një çantë të imituar. Pak qenë që ishin dakort me produktet e kopjuara. Dhe shumë pak akoma nga ato që nuk kishin asnjë mendim.

Dikush tha se do kishte blerë më mirë një çantë Furla, sepse është 100% lëkurë, punuar me dorë në Itali së cilës i kanë kushtuar vëmendje deri në detaje. E di se kam vetë një të tillë. Madje në Amerikë kushton më shtrenjtë një çantë Furla se sa një Calvin Klein.

Edhe çantat nga Zara morën vota. Dizajnet i kanë shumë tërheqëse, vetëm se pas një muaji e humbasin shkëlqimin, si puna e shokut Zylo dhe ato. Unë kam llogaritur një sezon shumën që kam shpenzuar për çantat Zara, dhe më doli që po t’i kisha mbledhur do kisha blerë dy Michael Kors.

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

T’ju them të drejtën, unë i dua shumë dyqanet vintage, ose të dorës së dytë. Sepse përveç se kur blen aty, jep ndihmën tënde në pakësimin e mbetjeve të ngurta, të cilat shkaktojnë tejngopje të landfilleve, nëse nuk do ricikloheshin. A e dini që një individ ka mesatarisht 30kg veshje dhe çanta ne dollap? Duke e shumëzuar me numrin e popullsisë, nëse pas një sezoni çdo veshje do hidhej në kosh, ai do tejmbushej miliona herë. Ndaj tekstili mund të riciklohet ose ripërdoret pa asnjë problem. Vetëm se mund të dojë ndonjë rregullim tek tuk.

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

Më mirë një çantë Gucci fallso, apo Michael Kors

Pra sipas jush, a është më mirë një Gucci fallso, apo një Michael Kors origjinale por e dorës së dytë?