Kush qëlloi e kush gaboi në Emmy's 2021
Elizabeth Olsen me The Row

Motra e madhe e Ashley dhe Mary-Kate Olsen, ka zgjedhur pikërisht një fustan nga firma e dy motrave të vogla, The Row. Dhe mirë ka bërë. Është kaq i thjeshtë, por i mirë ndërtuar, i denjë për tapet të kuq.
Kate Winslet me Giorgio Armani

Kate nuk del nga stili i saj klasik. Kur ka tentuar të jetë pak më trendi, është dukur keq. Fustani i zi Armani e tregon elegante.
Sarah Paulson me Carolina Herrera

Më pëlqen që Carolina Herrera është bërë pak më moderne. Mëngët pufe balancojnë volumin e pjesës së fundit. Duket shumë bukur me të kuqen me nëntonalitet portokalli.
Kaley Cuoco me Vera Wang

Një pina colada me shumë klas! Mëngët e disbalancuara i shtojnë detaj pjesës së rripit, i cili po të lihej i thjeshtë, do dukej si rrip sytjenash.
Kerry Washington me Etro

Më surprizoi (për mirë) dizajni i Etros, krejt ndryshe nga stili i mëparshëm, pa tyl dhe pa fru-fru. Kerry duket elegante!
Jennifer Coolidge me Christian Siriano

Jennifer duket shumë elegante dhe me sharm me fustanin e gjatë nga Christiano Siriano. Për më tepër, dua ta komplimentoj që nuk ka vënë varse nga ato potentet me gurë.
Yara Shahidi me Dior

New Look-u i Dior është një nga gjërat më të bukura që sheh (kur sheh një të tillë) në tapetin e kuq. Pa xhaketë, por me shallin e integruar, duket përrallore.
Allison Janney me Azzi & Osta

Nuk kam parë një dizajner të panjohur, ose pak të njohur, të bëjë një punë kaq të mirë në qepjen, ndërtimin e kallëpit dhe përshtatjen me fizikun e klientit se sa Azzi & Osta. Shalli i hedhur mbi supe, që fillon nga mënga dhe kalon në krahun tjetër, i cili ka mëngë zhapone, është gjëja më e bukur që kam parë sëfundmi. Bravo!
Ellen Pompeo me Elie Saab

Protagonistja e Grey's Anatomy, duket si modele pasarelash me krijimin e Elie Saab. Qershi mbi tortë janë dekorimet vertikale me kristale, të cilat e bëjnë të duket më e gjatë.
Ja kush gaboi:
Anya Taylor-Joy me Dior

Zgjedhja e ngjyrës më pëlqen, por ndërtimi dhe qepja lë shumë për të dëshiruar. Duke qenë saten, pencat marrin më tepër hark se sa duhet. Duket që ka një problem tek busti. Po të mos e lexoja që fustani është nga Dior, nuk do e besoja.
Taraji P. Henson me Elie Saab

Dekolteja tek gjoksi më bën të mendoj se nga momenti në moment do dorëzohet. Nëse “V-ja” do ishte pak më e ngushtë, do e tregonte më elegante.
Jason Sudeikis me Tom Ford

Vitet ’70 në Alabama?
Issa Rae me Aliétte

Më kujtoi Beyonce-n tek “Drunk in love”. Për plazh do ishte mrekulli.
Cedric The Entertainer me Jason Rembert

Nuk mendoj se prerja e këtij kostumi dhe ngjyra janë opsioni më i mirë në këtë rast. Pa përmendur këpucët llustrafini të zeza të dasmave.
Kathryn Hahn me Lanvin

Për apperitivo tek kunata, që jeton në kryeqytet. Tokëza e rripit mund të ishte zëvendësuar me një korse.
America Ferrera (nuk dihet dizajneri)

Matura Sitka, Alaska 2021.
Tracee Ellis Ross me Valentino

Tracee është vajza shik e Diana Ross, që nuk ka gabuar kurrë në tapetin e kuq. Kjo zgjedhje këtë herë, e bën të duket demode.
Rita Wilson me Tom Ford

Kostumi i Tom Ford, e ka humbur krejt magjinë me kombinimin e tij me bluzën me xixa, varësen e zgjatur dhe sandalet. Nuk është kurrsesi veshje e denjë për tapetin e kuq.
Aidy Bryant

Një përpjekje pa sukses për t’u dukur si Kësulëkuqja. Në fakt duket si motra e Hirushes.
Amber Ruffin

Jam e sigurt se këtë copën e kam parë diku në Shqipëri. Ndërtimi dhe cilësia lë për të dëshiruar.