Nën lupën e Stela Sallakut

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u vjetëruan

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

Dje teksa flisja në telefon me një mikeshën time, më tregoi për rradhët e gjata që kishin zënë koridorin e TEG-ut para dyqanit të ZARA. Të gjithë kemi mbajtur rradhë aty. Ndoshta jo tek hyrja, por tek kasa po.

Nuk dua të mbaj më rradhë për të blerë tek dyqanet ‘fast fashion’, ose siç më pëlqen t’i them unë, ‘fast food’. Nuk dua as të blej më aty, vetëm nëse ka diçka vërtet cilësore. Sepse po të kërkoj në gardërobën time, jam e sigurt që do të gjej veshje cilësore, që janë blerë shtrenjtë.

E di që edhe ju pyesni veten, po mirë, cilat veshje që kam në dollap, edhe po u vjetëruan paksa, nuk duhet t’i hedh?

Xhaketë

Sa herë e keni dëgjuar këtë që xhaketat mos i hidh asnjëherë. Madje as ato te babit, burrit apo vëllait. Sidomos nëse kanë kanavacë brenda shtresave, tregon që janë me cilësi të lartë. Vetëm mos i lani me lavatriçe dhe as me dorë.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

Xhinset Levis 501

Së fundmi kam parë tek dyqanet e Levis që e kanë ndryshuar paksa cilësinë e xhinseve. Në vend të atij materialit klasik, kanë filluar ta bëjnë 501-shin më elastik. Ndaj një arsye e mirë pse duhet t’i ruash ato të vjetrat, është se ndoshta nuk rikthehen më në dyqan. Xhinsi pa elasticitet nuk del kurrë nga moda.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

Golf i zi kashmiri

Këtu duhet të shtoj se përveçse nuk duhet t’i hidhni, mbajini me kujdes. Sepse golfet kashmiri janë me teka. Duan të lahen në temperaturë të caktuar, kurrsesi në shtëpi, kurrsesi me dorë dhe as me lavatriçe. Po treguat kujdes mund t’i keni për vite më rradhë në dollap.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

T-shirt e bardhë

Camille Rowe tregon për Vogue se t-shirt-et e saj i ka që nga fëmijëria. Nuk i hedh sepse sa më të vjetra janë, aq më bukur duken. I vesh me këto xhinset 501 dhe xhaketën oversize për të kompletuar look-un francez.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

Pallto blu e errët

Tjetër detaj francez. Palltot e gjata dhe paksa oversize, blu nate, me xhepa katror të mëdha mund të jetojnë për vite në gardërobë. Kombinohen si për paradite dhe mbrëmje. Me atlete ose taka.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u


Kapele fedora

Unë i dhuroj gjithnjë kapelet fedora. Sidomos 3 muaj pasi i kam blerë. Por ja që nuk ke pse t’i dhurosh ose t’i hedhësh. Mund t’i shtosh detaje, ndërrosh fjongon ose t’i shtosh një pupël, si nativët amerikanë.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

Çizme të zeza lëkure

Dr. Martens edhe sukur të vjetërohen paksa, duken prapë me stil. Madje para disa vitesh u bënë trend çizmet e ndotura. Çizmet dhe atletet që dukeshin sikur ishin veshur për një javë rresht nga ndonjë person që punon në ndërtim. I kombinon me kostume të bukura dhe jaka të mëdha.

Këto veshje mos i hidh anjëherë nga gardëroba, edhe po u

*Tiranapost.al.