Nën lupën e Stela Sallakut

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e fundvitit, pa u dukur si gra të vogla

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

Disa ditë më parë bëra një sondazh në rrjetet sociale lidhur me veshjet e fëmijëve. Tema ishte “Pse mamat i veshin fëmijët si gra të vogla për festa”. Komentet e zonjave, si me shaka, ishin se mamat duan t’i bëjnë modele me zor, disa po i përgatisin për të ardhmen e të tjera thanë se fenomeni ishte më se i lodhshëm.

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

T’ju them të drejtën në Shqipëri dhe vendet përreth, kam parë fëmijë të veshur jo për moshën e tyre. Kur them të veshur jo për moshën e tyre, e kam fjalën për fustane të gjatë, geta të çuditshme dhe flokë të krehur në parukeri.

Vajza e Victoria Beckham, një prej grave më të dhëna pas bukurisë dhe modës, mban flokë gërshet të bëra vetë, triko të gjera dhe shapka. Ose fustane të lirshme me rripa plot me flutura. Ndoshta këta lexojnë librin e Jim Fay “ Magjia e dashurisë dhe logjikës në fëmijërinë e hershme”, i cili thotë se fëmijët duan t’i lësh të veshin ç’të duan.

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

Epo mirë, disa prindër, për shaka në rrjete sociale, i lanë fëmijët e tyre të vishnin ç’të donin, pikërisht duke zbatuar parimin më lart. Më pas postuan në rrjete sociale veshjen e çuditshme të fëmijës. Kishte nga ata që mezi e mbajtën të qeshurën, ndërsa disa prindër u treguan mjaft seriozë duke respektuar kështu zgjedhjen e fëmijës.

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

Jim Fay mbase nuk ka qenë kurrë nëpër festa shqiptarësh, ku të vishesh jo mirë, konsiderohet mungesë respekti, madje kjo vlen dhe për fëmijët. Duke u përpjekur për të ruajtur balancën mes të veshurit bukur dhe t’i lësh fëmijët të veshin ç’të duan, del një mishmash i madh.

A mund të gjejmë një të mesme të artë?

Në këtë sezon festash, më shumë se kurrë, këshillat për të zgjedhur veshjen e duhur për fëmijën tënd, as demode dhe as mbi limitin e lejuar, janë më se të mirëpritura.

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

Në vend të fustaneve me tyl, vishini me bluza të bukura me drerë. Kombinojini me fund ose pantallona.

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

Edhe nëse i vishni pizhame festive, nuk është problem, në fund të fundit, nuk është Java e Modës.

Ja disa sugjerime se si t'i vishni fëmijët për festat e

Edhe po t'i vishni me fustane të leshta, me jaka të bukura të bardha, fëmijët do duken me stil dhe do jenë ngrohtë.

Tiranapost.al