Nën lupën e Stela Sallakut

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi sërish në vitet 30

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

“Ne nuk mund të kthehemi pas në të shkuarën, kjo është e sigurt. E kaluara është akoma afër nesh. Gjërat që jemi përpjekur t'i harrojmë dhe t'i lëmë pas vetes do të na trazonin përsëri dhe ajo ndjenja e frikës, e trazirave të fshehta, duke luftuar gjatë për të verbuar panikun e paarsyeshëm - tani në mënyrë të mëshirshme, falë Zotit - mundet që në një farë mënyre, e shkuara të bëhet një shoqërues i gjallë si më parë. ” - Daphne Du Maurier, Rebecca

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

I gjithë libri “Rebecca” përmblidhet në këtë paragraf. Novela e Daphne Du Maurier vë në kontrast naivitetin me ndjesinë e inferioritetit kundrejt gruas së parë të vdekur të burrit që ajo dashuron. Duket se Rebecca i kishte të gjitha, bukuri, pasuri, stil, sharm dhe një burrë të përkushtuar. Derisa sekretet të shpalosen, autorja na lë të kuptojmë fillimisht se Lilly nuk do jetë kurrë në nivelin e Rebeccës.

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

Historia fillon me një vajzë jetime (Lilly James), e cila paguhet për t’i bërë shoqëri pasanikes arrogante Mrs. Van Hopper (Ann Dowd). Teksa shkon për t’i prenotuar tavolinën punëdhënëses së saj, e cila nuk është kurrë e kënaqur, njihet me një zotëri misterioz dhe të pashëm. Ai ka veshur një kostum të verdhë limoni, me tre pjesë, thuajse përgjatë gjithë pjesës së parë të filmit. Lilly ndërkohë ka një veshje të thjeshtë e të zakonshme, kostum vishnje dhe kapele kashte.

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

Pas javës romantike që kalojnë bashkë, ashtu si fshehurazi, por plot adrenalinë, ai i propozon për martesë dhe e çon në shtëpinë e tij.
“Manderley” është madhështor, më shumë si kështjelle se sa shtëpi, vend pasanikësh plot me sekrete. Nuk ka vend për një vajzë të re, naive, të çiltër pa ndonjë prejardhje aristokracie. Përgjegjësja e shtëpisë duket e vrazhdë, me buzët e kuqe në vishnje dhe fytyrë të zbehtë. Ka veshur kostum me këmishë, blu nate, i qepur në perfeksion. Mrs. Denvers i qëndron besnike ish zonjës së saj, Rebeccës. Do t’ia bëjë jetën ferr gruas së re të padronit të saj, aq sa do ta shtyjë edhe të ikë nga shtëpia. Jo nga dera, por nga dritarja.

Sekrete dhe mister! Fundi s’është aspak ai që mendoni. Të paktën, nuk ishte as ai që mendoja unë.

Ato që të ngelin në mend përgjatë filmit, janë veshjet e personazheve. Frymëzuar nga moda e viteve 1940, por me detaje pak më novatore dhe të kuruara, si përshembull këpucët, materialet dhe aksesorët. Të gjitha duket sikur janë qepur enkas për aktorët.

Shumë prej tyre mund të vishen dhe sot. Si kostumet me berreta, pantallonat e zeza me shtrat të lartë, trikot me mëngë të shkurtra, palltot e gjata me kuadrate si dhe kostumet e leshta (Tweed).

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

Gjatë ditës aktorja kryesore vishet me kostum mashkullor dhe berretë. Pak a shumë si Marlene Dietrich në 1939-tën.

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

Tek festa që organizon vetë me kostume, ajo zgjedh një fustan me lule lejla dhe rozë, thuajse i padukshëm nëpër gjithë turmën. “Fustani i trishtë”, e quan Lilly James.

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi

Veshja e fundit e filmit është kostumi me tone toke. Është qepur nga një copë autentike Chanel. Blerë në një dyqan në Paris enkas për filmin. Tani, zonja De Winter, është shndërruar në gruan luftarake dhe fitimtare. Ajo që i shkon deri në fund sfidave për të mbrojtur personin që do. Tani ajo mund ta blejë një kostum të tillë të shtrenjtë. Tani ajo është një tjetër person, është pikërisht gruaja që kishtë ëndërruar të bëhej gjithmonë.

Filmi Rebecca, aty ku veshjet të kujtojnë se duhet të kthehemi