Nën lupën e Stela Sallakut

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës

Në vitet e fundit, moda në street style është dominuar nga yje, bloggere, redaktore mode dhe fotografe. Ari Seth Cohen (fotograf, regjizor dhe bloger i modës), thotë se çështja e 50-plus është një nivel tjetër i modës dhe sofostikimit. Ndërsa rinia ka qenë gjithmonë sinonim i bukurisë dhe stilit, Cohen ka vërtetuar se disa gra nuk e humbasin sharmin asnjëherë. Përkundrazi.

Vera Grabocka nuk vendos kapele sombrero (wide brim) dhe nuk vesh fustane të gjata të zeza, siç do bënin gratë New York-eze. Nuk vë as perla me tre rreshta dhe as byrzylykë floriri. Por ka një stil tjetër, casual-biker lady, me xhaketa lëkure, pantallona të ngushta, këpucë me platformë ose të sheshta sipas veshjes.

Ndër veshjet e saj të preferuara janë xhinset e grisura, sandalet platformë, këmishat e derdhura dhe xhaketat me prerje slim. Si ky kombinimi me nuancat e blusë. Flokët i mban të zeza dhe syzet me bisht (cat eye) i vënë në pah sytë e tërhequr.

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës

Në mbrëmje preferon streçe lëkure të zeza, laps, xhaketa me temina të cilat marrin gjithë vëmendjen e veshjes dhe këpucë me dekolte të theksuar. Nuk e kam parë të veshë funde, edhe pse kombinimet me pantallona të ngushta e bëjnë të duket elegante.

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës
I pëlqen edhe stili boohoo, me këmisha me flutura e buzë të kuqe. I bien në sy shpatullat dhe krahët elegantë.

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës

Kur vishet krejt me të zeza, preferon një “pop of color”, si në këtë rastin e xhaketës jeshile smeraldi. Por edhe të kuqe disa herë.

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës
Ndonjëherë bëhet aq casual sa vesh edhe UGGS (gjysëm çizme pellushi dhe të sheshta), me streçet e saj të preferuara, dhe xhaketat e shkurtra.

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës

Espadrilles dhe fustan me lule! Po! Sandalet franko-spanjolle kombinohen më së miri me florale, pantallona lino dhe kostume të oversize.

Fashion/police: Vera Grabocka në lupën e Stelës

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al