Nën lupën e Stela Sallakut

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat nga Shqipëria në Texas

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Më ndodhi javën që kaloi. Isha me nxitim duke shkuar tek një dyqan që po bëj një bashkëpunim, dhe kur u ktheva u ula të pija një cappuccino me nge. M’u duk sikur majtas dëgjova shqip, e megjithatë nuk i vura rëndësi. Teksa kalova për tek tavolina ime, ndjeva që çdo diskutim pushoi dhe kokat u kthyen nga unë. Urova me gjithë shpirt që arsyeja të mos ishte ndonjë tufë flokësh e pabindur, apo ndonjë copë çokollate në faqe (haha). U ula dhe ndërsa prisja brioshin, po shfletoja historinë e Ruth Bader Ginsburg.

Zonjat në të majtën time ishin vërtet shqiptare. Flisnin shpejt dhe qeshnin me zë të lartë. Kur u çuan për të ikur, njëra mu drejtua në anglisht “ma’am, where did you get your dress from?” (Zonjë, ku e keni blerë fustanin?)

Kisha veshur një fustan blu të errët si në gri. Pjesa e belit deri tek kofshët ka llastikë të vegjël që e bëjnë të rrijë pas trupit. Pjesa tjetër vjen si veref. Mund të jetë fustani më i lirë që kam, blerë para pandemisë tek H&M. Atë ditë nuk bëra dot foto, por thuajse çdo ditë këtë javë kam bërë. Ndaj po jua tregoj.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Të hënën kisha një bashkëpunim me një biznes lokal, dhe mendova të vesh një fustan të bardhë me disa tipe fluturash të ndryshme tek mëngët. Materiali është crepe me pak elasticitet. Për t’i dhënë paksa ngjyra vendosa njê shall jeshil me dekorim gurësh swarovski në qafë. Sandalet i zgjodha me qafë, të zeza kamoshi.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat
Të martën u frymëzova nga look-u me berretë të kuqe i Emily in paris. Artikullin me veshjet e serialit e keni këtu: https://www.tiranapost.al/nen-lupen-e-stela-sallakut/emily-in-paris-seriali-i-ri-qe-me-gozhdoi-para-netfli

Xhaketa dhe çanta janë nga Target (diku tek $55 të dyja. Berreta stradivarius.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Më pëlqejnë shumë këto këmishat me jaka dantelle. Kam blerë së fundmi dy çanta thuajse njësoj. Njëra është për telefonin e kartën e kreditit dhe tjetra mban ndonjë buzëkuq, krem duarsh dhe maskën. Kjo ishte veshja e së mërkurës.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Të enjten vesha fustanin blu nga H&M për të cilin pyetën zonjat që ishin ulur afër meje në kafenenë e lagjes.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Të premten vesha një palë pantallona që i kam qepur në Shqipëri, dhe një bluzë të gjatë me mëngë të shkurtra, rrip dhe sandale. Pardesy lart, meqe ishte ditë me shi.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Të shtunën vesha një nga xhaketat e reja që kam blerë (Ralph Lauren), enkas per golfin e kuq dhe pantallonat Banana Republic që kanë lule të kuqe në sfond blu të errët.

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Çfarë vesha javën që shkoi si dhe rastësia me zonjat

Pasi ju tregova markën e fustanit, zonjat më falenderuan dhe u zhdukën midis rradhëve të makinave luksoze në parkim. Nuk e kuptuan për asnjë moment që isha dhe unë nga Shqipëria, por rendën të blinin fustanin blu tek H&M. Ose kështu më thanë mua.