Nën lupën e Stela Sallakut

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga
Nga Stela Sallaku/Ndërkohë që ne merremi me Luizin, pjesa tjetër e Europës dhe Amerikës po bën përgatitjet për muajin e modës, i cili fillon për disa javë. Muaji i modës fillon në New York, Londër, Milano dhe përfundon në Paris. Dizajnerët krijojnë e krijojnë për t’i shpalosur në javët e modës, ku blerësit, pa menduar dy herë nga vijnë copat e aksesorët që po shohin në sfilata, nxjerrin telefonat dhe kuletat për t’i pronësuar krijimet pikante. Se kush i prodhon, nga vijnë copat, kush i qep dhe ku shkojnë mbetjet, kjo ngelet enigmë. Bukuria e javëve të modës, ka një faturë të kripur nga pas.

Sot në SHBA numërohen rreth 28,433 krijues mode (fashion designer). Secili prej tyre skicon e prodhon të paktën 1-2 koleksione në vit me 40-80 veshje secili. Secili model a dizajn ka rreth 12 masa që nga xs e deri tek xxl, sipas rastit shkon dhe në 18. Po ju lë t’i bëni vetë llogaritë e veshjeve në total.

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga

Copat prej poliestre janë shtylla mbajtëse e veshjeve të prodhuara nga stilistët. Poliestra është një formë plastike e cila është nënprodukt i vajit (naftës). Ka zënë tërësisht vendin e pambukut në prodhimin e rrobave, për arsye të kostos së ulët të prodhimit. Njëkohësisht poliestra është prodhuesja më e madhe e mikroplastikës, ndotëses më të madhe të botës nënujore.

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga

Firmat e mëdha të modës thonë se e kanë marrë shumë seriozisht këtë punën e ndotjes në modë. U deshën thuajse 200 vite të binden, por më mirë vonë se kurrë. Tani, po t’i vizitojmë atelietë e famshme, do gjejme plot pupla origjinale, lëkura kafshësh modifikuar në peliçe e plot poliestra vërdallë. Por, me krenari do na thonë se tashmë e kanë kuptuar gabimin dhe i kanë zëvendësuar të gjitha me vegan.

Po mirë, po vegan ç’është?

Nuk është fjala për dietën ushqimore, e as për ushqimet pa produkt shtazor në to. Veshjet vegan janë copa pa asnjë fibër kafshësh, qofshin lëkura, pelushë, mëndafshe apo lesh.

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga
Me pak fjalë, të vrasësh kafshë e shpend për të krijuar peliçe për aristokracinë na qenka kundër rregullave të reja.

Po me cilat copa duhet të punojnë dizajnerët? Po të kërkosh për listën e copave ekologjike sot, do të të shfaqet një listë prej 18 materialesh, në të cilat është dhe poliestra. Dhe, siç e thamë më lart, duhet të jenë edhe vegan. Pa prit pak, a nuk ishte poliestra armiku i botës nënujore?

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga

Një sasi shumë e vogël e veshjeve shkon për t’u ricikluar. Një sasi akoma më e vogël e tyre, përdoret pas riciklimit. E imagjinoni Dior-in ose Chanel të promovojë veshje të ricikluara? Zonja Coco do ishte rrotulluar në varr po ta dinte. Dhe Karl-i gjithashtu.

Çfarë fshihet pas rrobave të bukura Chanel, Dior, Balenciaga

Riciklim apo jo riciklim, poliestër apo pambuk, mëndafsh ose lino, ne do vazhdojmë të blejmë veshjet më të famshme e më të populluara, kudo qofshin ato, pa pyetur e pa e vrarë shumë mendjen nga vijnë. Pa pyetur kush i bëri, në ç’kushte, sa u pagua ai ose ajo që i qepi, kush i ngjyrosi copat, sa lumenj u ndotën etj. Për sa kohë t’i veshë familja Kardashian, edhe ne jemi në rregull.