Nën lupën e Stela Sallakut

Etsy blen aplikacionin britanik Depop për 1.6 miliardë dollarë

Etsy blen aplikacionin britanik Depop për 1.6 miliardë dollarë

Etsy po blen Depop, aplikacionin e veshjeve të dorës së dytë, për 1.6 miliardë dollarë, ndërsa tregu i mallrave të punuar me dorë zgjeron portofolin e tij tek konsumatorët e rinj.

Trendin për shitjen e veshjeve që ke në dollap e që s’i do më, në internet, e ndihmoi Depop (aplikacioni) një dekadë më parë. Sot ka disa kompani e-commerce multi miliarda dollarëshë që ofrojnë të njëjtin shërbim si Depop, ndërsa shitësit me pakicë të veshjeve ballafaqohen me rritjen e kërkesës së konsumatorit për praktika miqësore me mjedisin dhe kafshët. Me pak fjalë, riciklimi dhe ripërdorimi i veshjeve është më në modë se sa blerja në dyqane pakice.

Më shumë se 90 për qind e miliona përdoruesve aktivë të Depop janë nën 26 vjeç, një grupmoshë e njohur si "Gjenerata Z", duke i dhënë Etsy akses në një demografi më të re sesa baza e saj kryesore e konsumatorit. Përdoruesit e Etsy janë tipikisht rreth të 30tave.

Depop-i i rriti shitjet më shpejt sesa rivalët Poshmark dhe ThredUp vitin e kaluar.

Vestiaire Collective (tjetër firmë që tregton veshje të dorës së dytë, shumë e njohur në Amerikë), e cila përqendrohet në veshje dhe pajisje luksoze të përdorura, u vlerësua në më shumë se 1 miliard dollarë kur grupi i modës Kering mori një përqindje prej 5 përqind në fillim të këtij viti.

Depop, i cili do të mbajë zyrat e tij ekzistuese dhe ekipin e menaxhimit, kishte mbledhur rreth 100 milion dollarë nga mbështetësit e kapitalit sipërmarrës duke përfshirë General Atlantic, Balderton Capital, Creandum dhe Octopus Ventures. Sipas raportit të fundvitit mbi regjistrin e Shtëpisë së Kompanive të MB, të ardhurat e Depop u rritën 55 përqind nga viti në vit në 21.4 milion £ në 2019, por humbjet para taksave u trefishuan në 15.5 milion £.

“Tregu i rishitjes në përgjithësi është një treg masiv që ne mendojmë se është i pozicionuar mirë për rritje në të ardhmen, ”tha shefi ekzekutiv i Etsy Josh Silverman. "Ne mendojmë se Gen Z është komuniteti më emocionues brenda rishitjes."

Të ardhurat e Depop me qendër në Londër, e cila u themelua në 2011, vitin e kaluar, kanë arritur 70 milion $, kryesisht nga komisionet e shitjeve. Rrjeti i tij aktiv ka rreth 4 milion blerësa dhe 2 milion shitës.

Depop gjithashtu ka arritur partneritet me markat duke përfshirë Adidas, Benetton dhe Ralph Lauren, ndërsa shitësit e modës kërkojnë të rrisin kredencialet e tyre të qëndrueshmërisë, ose “sustainable fashion”.

Artikull i "Financial Times" përshtatur për Tiranapost nga Stela Sallaku