Nën lupën e Stela Sallakut

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Nuk e di sa kemi pritur ta thoshim këtë. Elegancën e vrau kostumi sportiv këtë vitin e fundit, shapkat e shtepisë dhe “scrunches” (lidhëse flokësh me llastik).
Por, me pranverën lulëzoi dhe shpresa për t’ju rikthyer modës. Duket sikur vaksina po e normalizon situatën ndaj kemi filluar të fantazojmë për kostume të bukura, këmisha elegante dhe taka.

E para muzë që më vjen të përmend sapo them kostum me kravatë, është Marlene Dietrich. Edhe pse në vitet ‘30 të vishje kostum mashkullor me kravatë, të shihnin si të çuditur. Ajo ka qenë mishërimi i fjalës “dandy”. Ndaj kostumet e saj frymëzuar dizajner nga Stella McCartney, Max Mara, Brunello Cucinelli, Marina Moscone, The Row etj.

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Ky tip kostumi quhet “relaxed fit”. Është paksa oversize, pantallonat janë me shtrat të lartë, xhaketat mund të kenë dhe rrip. Është veshja e preferuar e të gjithëve. Marlene vinte dhe berretë. Mund ta veshësh edhe për të dalë për ecje, me atlete, dhe deri në darkë me stiletto ose çizme. Kaq komod është.

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Xhaketa mbulon vithet, si dhe preferohet me jakë të madhe “vintage”.

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Dua disa, jo vetëm një!
Dua një rozë si trëndafili, me xhaketë me një kopsë, pantallona palazzo dhe këmishë të bardhë me jakë të zezë. Dua dhe një gri, për punë dhe për takime biznesi. Të jetë dopiopet dhe me pantallona “cowboy”.

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Dua dhe një bojëqiell për darkë, oversize dhe mjaft i lirshëm. Por edhe bezhë do doja. Pantallona cigare dhe xhaketë e shkurtër. Dua të jem Elegante, me kostum si Marlene Dietrich!

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Elegante me kostum, si Marlene Dietrich

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al