Nën lupën e Stela Sallakut

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur më bukur, të ftohtë dhe të fiksuar pas ushqimit të shtrenjtë

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

E shtuna e shkuar filloi si një nga ato ditët e zakonshme. Deri në momentin kur u kujtova se nuk kisha asnjë triko të trashë për në New York. Dashje pa dashje u nisa për të parë ç’kishin dyqanet. Në Texas, nuk ndodh të gjesh triko të leshta rëndom sepse nuk bën kurrë aq ftohtë. Mund ta blesh për qejf një triko kashmiri por nuk të bie rradha ta veshësh. Tani jemi në nëntor dhe unë tani që shkruaj, jam me mëngë të shkurtra.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dikur e gjeta një nga Fila. Futa dy veshje në çantën e shpinës. Paketova vetëm veshje bezhë, dhe këmishë të bardhë. Dhe një sarafan kashmiri, për çdo rast. Nuk e di nga i zuri ajo çanta e vogël rrobat dhe kremin, serumin, tonikun, tonikun e flokëve, dy maska fytyre, dy maska flokësh, krëhërin dhe make-up-in.

Të dielën diku pas dreke u nisëm. Pas fiks 2 orë e 30 minuta ishim në New York.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Nuk mund t’jua shpjegoj ndjesinë që pata aty. Çdo gjë dukej madhështore dhe me stil.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Duke filluar nga ndërtesat e vjetra, por të rikonstruktuara, parqet, njerëzit, artistët që këndonin rrugës e deri tek detajet e vogla. Si me shaka, e thashë dhe tek video e fundit, nuk vjen erë e mirë në Central Park.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

E vërtetë ishte, dukej sikur qyteti sapo ishte zgjuar nga një gjumë pandemie. Baret nuk ishin hapur të gjitha. Edhe restorantet kishin rregulla kur hyje. Të masnin temperaturën, firmosje disa formularë që nëse resultonte një rast me Covid aty, duhet të futeshin në karantinë të gjithë ata që rezultonin aty atë atë ditë.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Njujorkezët nuk mbahen për mikpritje, ndryshe nga “southern hospitality” (mikpritja e vendeve të jugut), siç thonë. Njerëzit ishin të ftohtë, të ashpër dhe nuk të komplimentonin. Por as dhe i prisnin komplimentet. Ishin të veshur shumë bukur. Preferonin pantallona kostumi, me shtrat të lartë, këpucë ose kambale të sheshta, rrip të hollë në bel dhe xhupa të trashë. Kapelet i kishin “must”, ose të pandara. Nuk shihje njerëz duke blerë me bizhame, siç ndodh të Ohio, Texas, Nebraska, Iowa apo ndonjë vend tjetër.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Ama çdo person dukej sikur kishte minimumi 2 qenë. Dilnin i shëtisnin në Central Park, ose dhe nëpër rrugët kryesore.

Ishte e çuditshme sepse kishte shumë pak njerëz brenda dyqaneve të rrobave. As të dielën, por ama mbanin rradhë tek restorantet e preferuara. Shumë dyqane luksi i kishin zënë vitrinat me kompesata druri, saqë nuk shihje dot asgjë brenda. Për një moment m’u kujtua pandemia, mbyllja, dhe frika për të dalë tek dyqani i lagjes. Apartamentet në New York kushtonin shumë dhe ishin shume të vogla. Si ato shtëpitë japoneze që shohim nëpër filma. Në Texas aq është sipërfaqja e banjos kryesore dhe gardërobës bashkë.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Megjithatë pallatet ishin shumë të bukura. Ngado që ta ktheje vështrimin kishe diçka për të fotografuar. Nuk bleva asgjë, përveçse një palë vathëve. Do doja që ta rivizitoja në një moment të dytë, pa maska, pa antibakterial tek dyert e restoranteve, pa rregulla distancimi social dhe me vitrina të bukura dyqanesh në 5th Avenue.

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur

Dy fjalë për New York-un qytetin e amerikanëve të veshur