Nën lupën e Stela Sallakut

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Po të kërkosh në Google “meshkujt me stil”, “trendet për meshkujt 2021”, “kombinimet e përditshmërisë për zotërinj”, do të të dalin përpara njëqind faqe butikësh dhe më pas disa artikuj nga GQ. Automatikisht një mashkull i zakonshëm, që zotëron një kartë krediti do porosisë 10 gjëra nga këto butikët, që sipas Google qenkan të modës. Nëse nuk je aty për të blerë gjë, do frymëzohesh nga fotot e meshkujve me trup të mirë dhe allasoj modelësh, për të kombinuar veshjet që ke në gardërobë.

Po të pyesësh stilistë dhe kuratorë imazhi, do të kërkojnë përmasat e trupit, ngjyrat natyrale (flokët, sytë, lëkurën), dhe po qe se janë aq profesionistë do kërkojnë të të takojnë dhe do të sugjerojnë veshjet më të përshtatshme.

Flitet se frymëzimi i këtij sezoni ka qenë “the Fresh Prince of Belle Air” (Princi i Belle Air), me Will Smith. Ngjyrat e kontrastuara me njëra tjetrën, kapele bejsbolli, atlete të mëdha, çorape të gjata, pantallona të shkurtra etj. Vitet ‘90 kanë qenë burim ideshë të freskëta ndaj dhe askush nuk ka frikë t’i risjellë në treg. Mund t’ju kujtoj atletet Balenciaga, këmisha e t-shirt nga Jill Sanders, rripat statement Valentino etj.

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Për ata fanatikët e viteve 1920-1930, Pitti Uomo është kryefjala sa i takon modës. Janë ata që sapo dalin nga shtëpia kanë jakën perfekte të këmishës, e cila mbahet me spilën horozontale. Në fundjavë vënë bandanë të lidhur nën jakë, ose foulard mëndafshi i cili kombinohet me shaminë e xhepit. Duket që kostumi i tyre është i qepur enkas sipas përmasave sepse supet i konturojnë bukur shpatullat. Kopsat mbyllen në sintoni dhe pa pasur nevojë për të ushtruar forcë. The Great Gatsby më vjen në mend menjëherë, ose John Dillinger. Po ka shumë.

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Kombinimi më i bukur për verë është ai i kostumit me kapelen prej kashte. Në modë thuhet se balancat janë ato që bëjnë diferencën, nuk mund të kesh një veshje vetëm me elementë shik, motorristi ose punk. Përndryshe bëhet bajate.
Kravatat janë një ndër aksesorët që nuk i ka rënë kurrë influenca. Miti i të vënit kravatë vetëm për evenimente ose ceremoni është krijuar vonë. Rreth viteve ‘20-‘30 veshkujt nuk dilnin në mëngjes pa një kravatë (qoftë dhe sport ose casual), papjon ose shall.

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Veshja ceremoniale është krejt tjetër pastaj. Këmishat kanë jakë ruse me trekëndësha për papjon, butona, jelek, brez, kopsa që janë set me butonat, pantallona dhe kapele (për ata që nuk lënë detaje pa përdorur, kostumi ka dhe “cane”, ose shkopin shik).

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Nga Pitti Uomo mund të mësosh shumë. Detajet harmonizohen aq bukur me njëra tjetrën, sa edhe një kostum i kaftë me vija duket shik. Edhe i veshur nga një zotëri tek të 60-tat duket po aq bukur se sa tek një 34 vjeçar fit. Një nga detajet më të bukra është mix’n’match. Sigurisht nëse je guximtar dhe ke një punë komode zyre. Mix’n’match është një term që ka filluar të përdoret rreth viteve 2016. Nënkupton të kombinosh veshje me printe ose ngjyra të ndryshme të cilat harmonizohen me njëra-tjetrën. Stili punk ose boohoo nuk quhet mix’n’match.

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!
Nëse nuk ke provuar asnjëherë të eksperimentosh me ngjyrat, ose thjesht nuk ndjehesh rehat me printe, rekomandohet të qëndrosh tek nuancat natyrale dhe kombinimet disi të parashikueshme. Blutë shkojnë me simotrat e tyre. Gri, bezha, e bardha dhe e zeza konsiderohen nuanca neutrale. Po t’i kombinosh bashkë, mund të krijosh veshje alla Pitti Uomo.

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Cilët janë burrat që quhen sot të veshur me stil!

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al