Nën lupën e Stela Sallakut

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Kemi filluar një rubrikë të re dedikuar trendeve të reja që po pushtojnë rrjetet sociale. Por jo vetëm. I shohim në rrugët e Parisit, Londrës, New York-ut dhe Milanos. Secilin trend do ta shohim me lupë, ashtu siç na e ka dhe ënda. Si e kombinojnë vajzat e modës, si i veshin në përditshmëri por edhe mbrëmje. A jeni gati për pak trend deri në detaje?

E fillojmë me xhinset. Janë pak si më të gjera se zakonisht, kanë bel të lartë, frymëzuar nga ‘60-‘70-ta, dhe duken bazike fare. Këtu po shkon moda e xhinseve në 2020-ën? Me sa duket, po!

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Jemi larguar thuajse fare fare nga ato pantallonat xhins (xhins i thënçin), që duken dhe rrinë si streçe. I ngrinim me mund deri tek kërthiza, se janë aq të ngushta sa mund të na duhet ndihmë për t’i veshur. Ato hiqini nga lista.

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Po pëlqehen ato materialet e ngurta fare, ato që nuk kanë elasticitet brenda. Seç kanë një si pamje retro, të vjetër. Moda e frymëzuar nga vitet ‘70 frymëzoi dizajnerin Heidi Slimane të Celine, por jo vetëm atë. Xhinset e gjera “flared”, janë bërë tashmë pjesë e pandarë e gardërobës së vajzave me stil.

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

E po mirë, po si t’i kombinojmë ne sot në 2020-tën? Po të shohim vajzat parisiene, duket sikur nuk e kanë ndryshuar rutinën e tyre. Me t-shirt të bardhë, tek tuk ndonjë xhaketë kur bën fresk. Me golf ose bluzë të zezë për mbrëmje. Ose pastaj si Kaia Gerber me bluzë të shkurtër e të ngushtë ose këmishë të hapur.

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Një gjë është e sigurt! Xhinset janë gjithnjë investim i sigurt, sidomos në fillim të vitit shkollor. Edhe për gjimnazistët, por edhe për ata që shkojnë në universitet.

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Duken paksa ndryshe nga ato që jemi mësuar, nuk të tregojnë format dhe as detajet.

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?

Chanel thoshte, “Disa njerëz mendojnë se luksi është e kundërta e varfërisë. Epo nuk është kështu, luksi është e kundërta e vulgaritetit.”

Cilat do jenë xhinset trend të 2020-s?