Cannes, në festivalin me rregulla të rrepta të veshjes këto ia vlejtën

Festivali i filmit në Cannes ka tapetin e kuq më të madh dhe thuajse më të rëndësishmin në botë, sipas Vogue. Kodi i veshjes në Cannes është jashtëzakonisht i rreptë. Saqë u bë vitrina kryesore e modës së lartë dhe gurëve të çmuar dekadentë. Nuk lejohen atletet, vetëm nëse je Spike Lee, presidenti i jurisë. Në 2020-tën nuk kishte premierë ose festa për shkak të pandemisë dhe ndalimit të udhëtimeve, por këtë vit eventi rikthehet përsëri si të mos kishte ekzistuar asnjëherë Covid.

Që nga momenti kur Gyllenhaal parakaloi me një pantallona të zeza plot stil, të kombinuara me bluzën tub nga Celine, dizajnuar nga Hedi Slimane, gjërat dukeshin se kishin filluar më së miri.

Natën hapëse të premierës, Annette të Leo Carax, kishte një nga veshjet më mbresëlënëse. Jessica Chastain me stilin gotik, fustan-korse nga Christian Dior Haute Couture , shoqëruar me rubinë Chopard me vlerë gati 200 karat, ndërsa Lou Doillon parakalonte stolisur me Gucci. Pasi ngjit shkallët do të gjesh Bella Hadid duke pozuar me fustanin Haute Couture nga Jean Paul Gaultier natën hapëse, dhe atë nga Sciaparelli, deri diku mund t’jua vjedhë krejt vëmendjen yjeve hollivudjanë.
Krijimi që kishte veshur nga Schiaparelli dukej sikur kishte bronke floriri mbi gjoks, prerje laps pas trupi deri në fund të këmbëve.




Për të mos folur për yllin, Annette Marion Cotillard, e cila të verbon me look-un e argjendtë, gjithçka nga Chanel Haute Couture.

Ndërkohë Sharon Stone i mahniti të gjithë me punimin alla Dolce & Gabbana, plot lule dhe nota Italie. Duken si valë deti që sjell tufa me lule në breg.


Çdo gjë duket për mrekulli, saqë mund të bëjë dhe Anna Wintour të ngrejë vetullat me dyshim. Në fund të fundit, nuk është Met Gala, por ke qejf t’i kundrosh veshjet gala.


Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al